• |
ide | kryesore

U hetua për 2-vjet/ Arrestohet në Tiranë 37-vjeçari për pornografi me fëmijët

-Instant, Lajme, Të fundit

Përfundon në prangat e policisë së Tiranës një 37-vjeçar, pas një operacioni policor të koduar “Zbulimi”.


Arrestimi ka ardhur pas një hetimi 2 vjeçar, ku 37-vjeçari ishte i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

“Nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u finalizua operacioni policor “Zbulimi”.

Pas një hetimi dyvjeçar duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me informacionin e marrë nga partnerët ndërkombëtarë për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin:

  1. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte krijuar një profil në një rrjet social, me të dhëna të rreme. Gjatë komunikimit me shtetas të huaj, nëpërmjet këtij rrjeti social, ky shtetas ka konsumuar elemente të kësaj vepre penale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Policia e Shtetit apelon për më shumë kontroll të prindërve ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të rrjeteve sociale dhe për çdo rast të abuzimit në rrjetet sociale me fëmijët e tyre, qytetarët të denoncojnë pranë Njësisë C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në adresën e postës elektronike [email protected]”, shkruan policia.

2 Comments

  1. qijani ropt , torturojeni derisa te mos vdes . te lutet ne gjunje qe tja merrni jeten dhe prap torturojeni dhe mos u merrni me fakirfukarane qe ska buke te haje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu