• |
ide | kryesore

Video/ Joshua nxjerr KO Pulev, e synon unifikimin e titujve në boks: “Kush do të më shohë të mposht Fury?”

-Instant, F1, Sport, Video



Anthony Joshua, anglezi me origjinë nigeriane kampion bote në peshat e rënda, ka mposhtur në Wembley Arena të Londrës, gjysëm të boshatisur (prezent vetëm 1 mijë spektatorë) për shkak të Covid, bullgarin Kubrat Venkov Pulev, ish-kampioni europian, interkontinental e internacional. Sfida, e përfunduar me KO në raundin e nëntë, i hap rrugën një dueli të paprecedent me Tyson Fury, që duhet të zhvillohet në 2021. Duke mundur Pulev, 39 vjec, Joshua ka ruajtur gjerdanët e tij të peshave të rënda (IBF, WBA, WBO e IBO) e tashmë ka mundësinë të luftojë për unifikimin e titujve kundër bashkëkombasit të tij Tyson Fury, kampion i WBC.

Përplasja mes “AJ” e “Mbretit të Ciganëve”, i pamundur në 31 takime, trazon Anglinë dhe botën e boksit, edhe pse organizimi i ndeshjes paralajmërohet problematik nga pikëpamja financiare e normative.

Mes spektatorëve të djeshëm ishte edhe ish-boksieri Floyd Mayweather, 43 vjec, me një rekord prej 50 luftimesh e asnjë humbje, miku personal i Joshuas, që mori lehtësisht kontrollin e ndeshjes kundër bullgarit, duke insistuar me të majtën e tij. Vëmendja spostohet tani në mundësinë e duelit të shumëpritur me kampionin e WBC Fury në 2021. “Jam gati për cdo gjë. Kush do të shohë Anthony Joshua të ndeshet me Tyson Fury në 2021?” ka pyetur Joshua publikun mes duartokitjeve në fund të ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=wnaLPiT3rCw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *