• |
ide | kryesore

Barcelona, Messi barazon rekordin e Pelè: Pleshti në historinë e futbollit

-Instant, Sport, Video



Një ndeshje normale e kampionatit spanjoll, Barcelona-Levante, është transformuar në një moment historik për futbollin iberik e jo vetëm. Goli i shënuar nga Lionel Messi në fund të takimit, vendimtar për fitoren e Barcelonës, e projekton sulmuesin argjentinas në Olimpin e futbollit. Ai kundër Levantes është në fakt goli numër 642 i shënuar me fanellën e Barcelonës nga Pleshti, që arrin rekordin absolut të mbajtur deri në këto moment nga Pelè: realizoi 642 herë me fanellën e të njëjtit klub.

Vetëm pak muaj pasi ishte një hap nga lamtumira me blaugranat, Messi feston një tjetër record në Katalonjë: në start të sezonit 2020/21, Messi nisi me 634 gola me Barcelonën e sot është krah për krah me një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjithë kohëve. Pleshti ka vënë tani në shënjestër ish-shokun e skuadrës Xavi Hernandez, tani trajner, që ka numrin më të lartë të prezencave (767) me fanellën e Barças. Një rekord që Lionel Messi mund ta arrijë në këtë sezon (për momentin janë 746).

Pelè mori vendin e parë me fanellën e Santos, skuadra braziliane me të cilin lidhi emrin e tij. Nga 1956 në 1974 Pelè veshi fanellën e klubit duke realizuar 642 gola, duke u bërë jo vetëm lojtari më prolifik i historisë së shoqërisë braziliane. Goli i parë u realizuar në debutim në 1956 kundër Corinthians, i fundit në vitin e fundit me Santos, në 1974.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *