• |
ide | kryesore

Beteja për sigurimin e vaksinës/ Ç’thotë Rama dhe ç’tregon “The Economist…”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Autoritetet më të larta shqiptare po e mbajnë vendin me shpresë se shqipëria nuk do të mbetet në vagonin e fundit të sigurimit të vaksinës anti Covid, por parashikimet e organizatave prestigjoze ndërkombëtare jena pesimiste në këtë pikë. Agathe Demarais, drejtuese e The Economist Intelligence Unit, një filial i revistës prestigjoze që merret më studime dhe parashikeime ka bërë së fundi një postim në Twitter ku vëren se vendet më të varfra do arrijnë të bëjnë një vaksinim të plotë të popullësive të tyre vetëm në vitin 2024. Ajo ka publikuar një hartë të krijuar The Economist Intelligence Unit ku vihet re lehtësish se së pari do të përfitojnë vendet më të pasura dhe më të fuqishme.

Sipas hartës, shtetet ndahen në katër kategori.

Në grupin e parë ku përfshihen SHBA, shtetet kryesore të BE, si dhe Japonia, vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe marsit të 2022.

Në grupin e dytë, ku futen Kanadaja, Argjentina, Kina, Australia vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe qërshorit të 2022.

Shqipëria bën pjesë në grupin e shteteve të shenjuara me portokalli ku vaksinimi masiv do realizohet gjatë 2022.

Ndërsa në grupin e katërt ku futen  vendet e varfra, kryesisht të Afrikës, vaksinimi do bëhet  mes prillit të 2020 dhe përgjatë vitit 2023.

Lexo me tej:

Lufta anti-Covid: Gjithçka duhet të dimë për vaksinat kryesore

Pra sikurse shihet ka një mospërputhje të madhe mes këtij parashikimi dhe asaj që premtojnë autoritetet shqiptare. Kryeministri Edi Rama botoi në Facebookun e tij në 9 dhjetor një foto në një ekspozitë me bosin e kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Bourla. Ai deklaroi me këtë rast se “Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca”.

E keqja s’ka fund/ Një variant tjetër koronavirusi, zbulohen në Britani mbi 1 mijë raste

Vetë kryeministri gjatë një interviste në Open, në 12 nëntor, pati vënë si afat muajt Prill – Maj. “Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”.

Diplomacia e vaksinës/ A do të mbeten shqiptarët sërisht në bisht?

Ndërsa i njohur për servilizmin e tij proverbial Erion veliaj pati deklaruar gjatë kësaj vere: “Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do ketë një garë mes kombeve, unë besoj se një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër që njeriu më të famshëm dhe të fortë që njeh është kunati i vet. Na duhet një lider që ka respektin e botës, është kryetar i OSBE. Është mik personal me shumicën e kokave të botës”(VIDEO KETU).

Por me sa duket sado i madh që të jetë besimi dhe admirimi i vartësve për liderin e rilindjes kjo do të ndikojë shumë pak në sigurimin e vaksinës. Sepse tani për tani sipas parashikimeve të The Economist Intelligence Unit, vaksimimi masiv nuk mund të kryehet para viti 2022.

©Lapsi.al

 



21 Comments

  1. Vizite kerkimore..Pse ka bere gje rama kerkime shpencore per viziten, apo e ka fjalen per visite lemosh-ore..Po ik o Rame, ik o injorant i paafte se nuk ke bere nje gje te hajrit!Fjalori dhe mentaliteti yt kane mbetur ne mesin e viteve ’80.

  2. Vazhdon mashtruesi me foto te tipit me bilalin(burrin e tij), deri kur ne duhet ta hame sapunin per djathe? tani qe kemi festuar per te 7 here hyrjen tone ne BE, i paskemi dhe vaksinat e siguruara mjafton qe te kalojne zgjedhjet parlamentare pastaj koken ne rere struci un kryeminister.

  3. uuuuu sa lajm i poshteeer, sa lajm manipulueeees.

    I gjithe lajmi bazohet ne nje tweet personal te nje personi .. “” Agathe Demarais, drejtuese e The Economist Intelligence Unit, një filial i revistës prestigjoze The economist që merret më studime dhe parashikeime ka bërë një postim në Twitter “””

    Fillon me titullin …. ‘ C’tregon “The Economist…”. ( The Economist nuk ka treguar asgje)
    Pra Tweeting e asaj zonje Lapsi e paraqet si konkluzjonin e ORGANZATAVE PRESTIGJOZE NDERKOMBETARE ….( ” por parashikimet e organizatave prestigjoze ndërkombëtare jena pesimiste në këtë pikë “”” )

    Dhe pastaj fillojne gomeret e ketij portali dhe pellasin , pasi hane keto lloj ferrash qe Lapsi ju servir cdo dite.

    1. Meqe lapsi.al dhe ajo zonja qe ka bere tweeting ia fusin kit dhe meqe ti ke lidhje me liderin global, a mund te na japesh daten se kur do vuje vaksina tek ne? Me nje fjale para apo pas Zimbabvese, Mozambikut dhe Angoles?

  4. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Drogaxhiu D’Rama nuk ka shkuar per vaksinen ne SHBA.
    Vaksina eshte e perbashket,”Pfizer”dhe”BioNTech”.Kryeministri D’Rama qe ka aq shume afrimitet me Merkel dhe meqe Shqiperia eshte kandidate e BE-s,mund te shkonte te fliste me politikanet ne Gjermani dhe me “BioNTech”(qe i ka dhene te drejten e prodhimit firmes zvicerriane “NOVARTIS” me qender ne MARBURG Gjermani),meqe shitja e vaksines eshte nje program politik tani per tani.
    Por Drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama mashtron,mashtron dhe vetem mashtron sa here qe flet,mashtron duke u mbeshtetur thenies,se tek ne 3 Dit zgjat çúdia,pastaj te shkuara te harruara.Edvin Escobar D’Rama shkoi ne SHBA per milionat e tij te depozituara atje,sepse nuk eshte i sigurte se çfar sjell 25 Prilli.E shoqeronete escorta e tij Edvin Escobar D’Ramen,apo vetem i besuari i tij Gebelsi,Endri Fuga?

  5. Rama shkoi ne Amerike te takoje lobiste per administraten e ardhsme te BIDES

    Kaq. Takimet me pfizer etj jane pallavra dhe per show mediatik. As e rru njeri ne pfizer per 1 mije doza qe do bleje Rama.

    Rama ska dhe smab protokoll qe te tregoje se ke takoi e per cfare bisedoi

    Ligja e do qe te mbahet protokoll per takimet e kryeministrit sepse kryeministri nuk shkon ne amerike me leke te veta dhe nuk eshte piktor por kryeminster shkon ne emer te nje vendi dhe populli ( qe ai i hyn ne dru dhe gomeret socialiste e votojne)

    Ky shkon ben vizite , ben shopppinh, takon lobiste per hesap te karriges se vet dhe del u thote me ane te medias kazan shqiptareve qe pfizer do jape vaksinen vitin tjeter. dmth as i ha palla fare

  6. Por Stresi është më i llogaritur se i ati, Saliu. Stresi kishte marrë adresat e disa ‘snaiperistëve’ kosovarë dhe deklaroi se me ‘trimat e mi nga Kosova’ do të sulmonte Surrelin dhe Tiranën. Deklarata për Surrelin, ku jeton Edi Rama, ra shpejt. Arsyeja: Një tropojan tjetër, Besniki i Mustafajve rron po në një vilë në Surrel, siç thonë, i çoi fjalë Stresit se ‘kam edhe unë kosovarët e mij’, po guxove. Por pas kësaj ra gjithë versioni i kosovarëve ushtarë të Stresit.Duroni o shpellkare e cecen se ka stres salihu ti blej e dhe do jua sjelle ne per shtepia,por ju vazhdoni dogji kazane plehrash deri sa stres salihu te kthehet

      1. ahahahahah keti palles i ka ikur truri vetem me sa shkruajti ipaemer pale ta kishte perballe kush edi si do behesh

  7. Ramushka me Endri Fugen pas kepuce neper Manhattan dyqan me dyqan….duke bere shoping? Jo jo, larg qofte, duke kerkuar per vaksina Anti-Covid!

  8. Ky kry.k ka vajtur ne Amerike per te marre prodhimin e fundit te k…. artificial prodhimi i fundit,se keta qe kishte ketu i jan konsumuar shume.

  9. Pse nuk i besoni Rames, cilin premyim nuk ka mbajtur? Te gjitha jane realizuar. Shendetesia falas per kedo dhe cilindo dhe ujin e distiluar askush nuk ka nevoje ta bleje kur eshte ne spital. 300 mije vendet e punes qe tani do jene bere 400 mije. Aeroporti i Kukesit dhe ai Vlores kane perfunduar nderkohe qe pritet te filloje aeroporti i Sarandes. Rrugen e kombit e beri me pagese dhe e kemi fantastike. Pasojat e termetit jane eliminuar plotesisht. Negociatat me BE i kemi hapur vetem pese here dhe jo shtate sic thote dikush tjeter me siper. Korrupsioni nuk ekziston me. E sa e sa te tjera. Tani ju mendoni se nuk do e mbaje premtimin per vaksinen? Ai mund ta kishte sjelle vaksinen pa dale ende, por u tregua modest me kerkese te ambasadores Kim dhe e la per ta marre pasi te vaksinohen amerikanet. Pastaj ju kerkoni shume gjera dhe nik arrini ta kuptoni Edin. Nuk arrini ta kuptoni se nuk mund te kete hajdut 2 meter te gjate

  10. Cdo qeveri ne bote, per situaten qe po kalon planeti, kerkon te rrise optimizmin per te perballuar situaten. Ne se Rama ben te njejte gje…bravo i qofte. Ne se ka dale neper bote per te kerkuar vaksinat…po bravo i qofte….pamvaresisht rezultatit. Per keto duhet pergezuar e perkrahur.
    Plehrat, qe ferkojne duart kur vdesin njerez,, me mire te dalin dhe te kerkojne vaksina per shqiptaret se sa te merren me llafe.
    I telefononi p.sh. asaj kurves plake. Doris Pack’ut, mbase ju dergon ndonje vaksine. Ketu duket sa e doni Shqiperine. Jo vetem per ta grabitur…

    1. Ke te drejte mandravello. Edhe kir pjerdh Rama dhr ia mbyll xhamat e makines truprojave, per te miren e popullit e ben. Po edhe Ilir Beqja, per te miren e popullit po i merr me rradhe restorantet me te mira te Shkodres duke harxhuar nje pjese te vogel te asaj qe ka vjedhur. Biles i poston edhe ne fb per te miren e popullit qe t’i tregoje se ka edhe ushqime te tilla injoranteve qe nuk dine te hane. Rama shkon ne Amerike me parate tona, por ama per te miren tone e ka. Nuk do qe te rrime ne nivelin e Ugandes, duhet te jemi me lart, duhet te ngrihemi ne nivelin e Libise.

  11. Qeveria aktualisht nuk ekziston, i vetmi qeveritar eshte kryeministri qe nuk rri ne kryeministri. Deklaron se shkoi per vaksinen ne new jork, cuditeridht pa ekip perkates, pa minister financash, pa ekip mjeksor, pa nje nje kerkese hartuar nga specialistet se sa vaksina i duhen vendit. Apo carteri i tij nuk i nxente ekipin legal. Se dyti, i “perkushtuari” kryeminister nuk pati nevoje te takoje komunitetin Shqiptaro_amerikan atje, mjaftonte nje peshkop grek, qe lobon ne te njeten menyre si lobi serb kunder interesave shqiptare. Ndoshta nuk pati kohe se beri edhe shoping, bleu “kepucet fluturuese”, se ndoshta do i duhen shpejt ne vitin qe vjen dhe ndoshta mori nje nje siguri ta cojne ku do ai, sepse carterat do pesojne difekt, pasi per 7 vjet e gjysem, Shqiperine, kryeministri me sejmenet e agalleshat e tij”, e nxori me “kepuce te kuqe”, e shqiptaret i coi ne batak. Ndoshta Zoti ka meshire, e zbut agresivitetin e virusit e nderkohe ndihmon shqiptaret, se si te vetdezifektohen nga “Virusi Qeveri e Rilindjes”, dhe gjithe viruset e kesaj politike sharlatante alla shqiptare, pa shtylle kurrizore, shtylle e keputur 500 e ca vjet me pare. Zoti i kthefte syte nga Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *