• |
ide | kryesore

Covid-19/ Një tjetër shtet miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech

-Instant, Lajme, Planet



Singapori ka aprovuar vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim ndërsa pret që injeksionet e para të shpërndahen deri në fund të dhjetorit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Lee Hsien Loong. Dërgesa e parë duhet të mbërrijë në fund të këtij muaji, duke e bërë Singaporin një nga vendet e para që merr vaksinën.  Vaksinimi do të jetë falas për të gjithë vendasit si dhe ata që kanë qenë rezidentë për një kohë të gjatë.

Zyrtarë të tjerë të qeverisë do të jenë ndër përfituesit e hershëm, pas punonjësve të kujdesit shëndetësor, punëtorëve të vijës së parë në luftën kundër Covid, të moshuarve dhe grupmoshat e rrezikuara. Vaksina është miratuar për përdorim edhe në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite dhe Meksikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *