• |
ide | kryesore

E keqja s’ka fund/ Një variant tjetër koronavirusi, zbulohen në Britani mbi 1 mijë raste

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet



Një variant i ri i koronavirusit, është identifikuar në Britaninë e Madhe. Ky është njoftimi i fundit që u dha nga ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock. BBC raporton se të paktën 60 autoritete të ndryshme lokale, kishin regjistruar raste të kovid, të shkaktuara nga varianti i ri.

Organizata botërore e Shëndetësisë, është informuar në lidhje me këtë ndërsa shkencëtarët në Angli po bëjnë studime të hollësishme. Hancock, tha se nuk mund të thoshte në këtë moment, nëse ky variant i ri është më i keq, apo do të ndikojë te vaksinat.

“Ne kemi identifikuar aktualisht mbi 1.000 raste me këtë variant kryesisht në Jug të Anglisë, megjithëse rastet janë identifikuar në gati 60 zona të ndryshme të autoritetit lokal”, tha ministri i Shëndetësisë. Edhe pse mund të ngjajë shqetësuese, aktualisht tha Hancock nuk ka asgjë për t’u alarmuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *