• |
ide | kryesore

FOTO/ “Drejtësi për Klodianin”, shikoni çfarë ndodhi në protestën e ditës së 6-të

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është zhvilluar në Tiranë një tjetër protestë për shkak të vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në tubimin e mbajtur këtë të hënë kishte një numër më të vogël personash, por ndryshe nga ditët e tjera tubimi ka qenë i qetë.

Ai nisi në sheshin Skënderbej dhe më pas turma është zhvendosur përpara ministrisë së Brendshme. Thirrjet më të zakonshme të protestuesve kanë qenë: “Rama ik”, “Poshtë diktatura” apo dhe “Lironi djemtë tanë”.

Protestuesit janë tubuar më pas përpara selisë së kryeministrisë në mënyrë paqësore. Ra në sy se edhe forcat e policisë nuk uj treguan armiqësore ndaj turmës. Pas disa minutash përpara kryeministrisë, protestuesit janë mbledhur sërish para ministrisë së Brendshme dhe më pas janë shpërndarë paqësisht. ©LAPSI.al




2 Comments

  1. U KENAQEN REPORTERET E NEWS 24 DHE E CILESUAN SI PROTEST MODEL . A THUA SE KISHIN DALE PER PARADE MODE DHE SE KUSH E KUSH TE JEPTE INTERVISTA . DHUNA KERKON DHUNE , DREJTESIA RREMBEHET NUK DHUROHET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *