• |
ide | kryesore

Champions League/ Shorti vendos Messin kundër Neymar (kalendari)

-Instant, Kryesore, Sport



Përballje interesante në Champions, në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës për 1/8 e kompeticionit. Buzëqesh Juventus pas hedhjes së goglave që e kanë vënë skuadrën e Pirlos përballë Portos. Me fat bardhezinjtë që shmangën Atletico Madrid e skuadrat gjermane, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë.

Juventus ka arritur në fazën me eleminim direkt të Champions League për të shtatën herë radhazi: katër herë ka kaluar raundin, dy është eleminuar (2016 Bayern e 2020 Lion). Bardhezinjtë nuk kanë humbur kurrë në pesë precedentët europianë kundër Portos: katër fitore (përfshirë dy në 1/8 e finales së Champions 2017) e një barazim në 2001. Në tre nga pesë sfidat europiane kundër Portos, Juventus e ka ruajtur portën të pathyer, duke pësuar vetëm një gol në dy ndeshjet e mbetura. Të vetmen herë që Juventus u ndesh me një kundërshtare portugeze në 1/8, i takon pikërisht me Porton në 2017, në të cilën bardhezinjtë u kualifikuan.

Përplasje spektakolare ajo mes Barcelonës e PSG, dy skuadra që po sfidohen në merkato e duhet ta bëjnë më parë në fushë. Kualifikim në ngjitje për Lazion që nuk ishte kokë grupi: bardhekaltrit e Strakoshës do të ndeshen me Bayern Mynih, kampionët në fuqi. Lazio do të luajë në fazën me eleminim direkt të Champions League për herë të parë nga sezoni 1999/2000, kur u eleminua nga Valencia. Bayern Mynih është i pamundur në tetë ndeshjet e fundit kundër skuadrave italiane me gjashtë fitore e dy barazime: në shtatë sfidat e fundit ka shënuar gjithnjë të paktën dy gola. Lazio ka fituar dy nga gjashtë sfidat në Champions League kundër skuadrave gjermane – kompletojnë bilancin tre barazime e një humbje. Ndërsa, Atalanta e Gasperinit do të përballet me Real Madrid, ashtu si tekniku kishte uruar përpara ndeshjes së kampionatit me Fiorentinën.

Shorti i Europa League: Milan në ferrin e Zvezdës, transfertë baske për Manchester United

FAZA E 1/8:
Borussia Monchengladbach-Manchester City
Lazio-Bayern Mynih
Atletico Madrid-Chelsea
Leipzig-Liverpool
Porto-Juventus
Barcellona-Psg
Siviglia-Borussia Dortmund
Atalanta-Real Madrid

KALENDARI I FAZËS FINALE
16-17 e 23-24 shkurt: vajtja e 1/8 finale
9-10 e 16-17 mars: kthimi i 1/8 finale
19 mars: shorti i cerekfinaleve e gjysëmifinaleve
6-7 prill: vajtja e cerekfinaleve
13-14 prill: kthimi i cerekfinaleve
27-28 prill: vajtja e gjysëmifinaleve
4-5 maj: kthimi i gjysëmfinaleve
29 maj: finalja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *