• |
ide | kryesore

Hoti: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje nëse nuk arrihet një marrëveshje për presidentin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti u shpreh se nëse nuk do të ketë zgjidhje për zgjedhjen e presidentit vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Hoti u shpreh kështu në një takim virtual me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer.

“Kryeministri Hoti ngriti edhe çështjen e Presidentit, ku theksoi gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Hoti ditë më parë në një intervistë për Telegrafin pati folur po ashtu për postin e presidentit.

Ai ishte deklaruar edhe sa i përket insistimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që posti i presidentit iu takon atyre.

Hoti shtoi se në marrëveshjen e koalicionit çështja e presidentit nuk është e përfshirë.

“Marrëveshja që kemi me partnerët e koalicionit nuk përfshinë çështjen e presidentit. Ajo që është e qartë është se votat e jetik koalicioni qeverisës nuk mund ta zgjedhin presidentin.

“Do të shohim a ka gatishmëri nga opozita për të diskutuar për zgjedhjen e kësaj çështje dhe cilat janë kushtet e tyre. Në këtë rast edhe të AAK-së e cila është bukur e betonuar por do të shohim si do ta zgjidhim”, tha Hoti.

Ai pati thënë se së bashku pozitë dhe opozitë duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje qoftë për të zgjedhur presidentin, qoftë për tu dakorduar për datën e zgjedhjeve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *