• |
ide | kryesore

Hyri në Katedrale duke qëlluar me armë, ekzekutohet prej efektivëve të policisë

-Instant, Lajme, Planet



Pasditen e së dielës gjatë ceremonisë së Krishtlindjeve në një katedrale në New York ka ndodhur një sulm me armë ku autori mbeti i vrarë.

Sipas CNN, policia menjëherë shkoi në vendin e gjarjes pak para orës 16:00 jashtë katedrales në 112th St dhe Amsterdam Ave.

Burri i armatosur, i cili ishte rreth të 50-tave u qëllua nga efektivët e policisë dhe më pas u dërgua në spital, ku më vonë ndërroi jetë.

Zyrtarët e policisë bënë të ditur se burri arriti të hynte në shkallët e Katedrales dhe më pas filloi të hapte zjarr në ajër, ndërsa dëshmitarët okularë thonë se burri u dëgjua duke thënë “Më qëllo, më vrit!’

Sapo u qëllua i dyshuari, policët siguruan vendin e ngjarjes dhe gjetën një qese të mbushur me sende, kanaçe të mbushura me benzinë, litar, tel, thika të shumta dhe një Bibël.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *