• |
ide | kryesore

Imzot George Frendo mesazh protestuesve: Vandalizmi është absurd!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 33 ditësh në spital, ku fitoi betejën me Covid 19 George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë ka bërë një koment edhe për situatën aktuale në vend.

Ai thotë se nga Italia ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri, ku i shpreh ngushëllimet familjes së 25-vjeçarit të vrarë Klodian Rasha, ndërsa kërkon nga policët ta ushtrojnë me përgjegjshmëri detyrën e tyre.

Nga ana tjetër, Imzot Frendo shprehet se në një vend demokratik populli ka të drejtë të protestojë, por duhet shmangur vandalizmi dhe dhuna.

MESAZHI I PLOTE

Gjatë qëndrimit tim për rikuperim nga Covid 19 në Itali kam ndjekur lajmet për ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes së një djali 25 vjeç nga një polic. Dua të shpreh mbështetjen dhe ngushëllimin tim me familjen e Klodjan Rashes, për këtë humbje të madhe. Policët zbatojnë një punë shumë të dobishme në shoqëri, që duhet ta vlerësojmë. Por i lutemi ta ushtrojnë me shumë përgjegjësi dhe respekt për çdo qytetar.

Por duke u përgatitur për kremtimin e lindjes së Princit të Paqes, Jezu Krishti, e ndiej detyrë të bëj edhe këtë vërejtje. Si vend demokratik, populli ka të drejtë të protestojë. Por duke shmangur çdo lloj vandalizmi dhe dhune. Vandalizmi është absurd, sepse kush paguan për pronësinë publike të dëmtuar? A nuk jemi ne, me taksat tona? Si tha David Cameron, ish kryeministri i Mbretërisë së Madhe (Angli): “Paraja publike nuk ekziston. Ekziston vetëm paraja e taksapaguesve” (“There is no such thing as public money. There is only taxpayers’ money”). Përveç kësaj, vandalizmi nuk përputhet me dashurinë për Atdheun.

Ndërsa dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor. Pikërisht sot Jezusi na mëson e na fton të shohim këtë dinjitet në fytyren e çdo njeriu. Dhe mos të harrojmë se dhuna lind dhunë. Vetë Jezusi tha: “… të gjithë ata që kapen për shpatë, prej shpatës edhe do të vdesin.” (shih Mateu 26, 52).
Mons. George Frendo O.P.

Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrës



16 Comments

  1. Respektoj pozicionin tënd por duhet që ose të flasësh dhe të merresh përditë me politikë ose të heshtësh. Këto lloj ndërhyrje me përzgjedhje jua ulin besueshmërinë. E dini jetën e njeriut të thjeshtë në Shqipëri apo bëni sikur nuk e dini. E dini se shumë punëtorë paguhen edhe më pak se rroga minimale që është qesharake, po ndihmën sociale a e dini sa është… 4000 lekë, diku 35euro. Në këtë vend po nuk lepive ndonjë parti ose fe je i vdekur se me 35 euro nuk rron njeri. Ngrije zërin përditë monsinjor ulërit fort dhe ndoshta dikush do të të dëgjojë, por përditë ama

    1. Kam degjuar dhe lexuar shume persona qe replikojne ndaj atyre qe jane kundra vandalizmit duke rreshtuar problemet ( e medha) qe ka shqiperia.
      Ose kane nje llogjike te nivelit te ulet ose thjesht militanitzmi ju ka errur arsyen.
      Te tera ato probleme ( te medha ) qe ka shqiperia sot do zgjidhen po te thyen xhamet , semaforet , digjen vend ndalimet e autobuzeve ?
      Kjo menyre thjesht po i ben ato probleme qe ti ke pershkruar dhe me te thella , Cdo demtim , cdo shkaterrim , cdo djegje na ben me te varfer akoma nga ana ekonmike dhe me te dhunshem ( te eger ) nga ana psikologjike.

      1. Pyet njehere ate qe ka dhene dhe po jep akoma qindra miliona Eur me PPP, pastaj hajde flasim per ca xhama te thyer!

        1. po une kujtova se keto protestat ishin per ‘ DREJTESI PER KLODIANIN’ .. tani po na del se qenka i nati i PPPve …

  2. Jeni te gjithe nje fytyr, ata ne politike ju ne kishë, te gjithe keni vrar dhe vrisni. E manipuloni publikun duke e bere t besoj se vandalizmi nuk eshte zgjidhje, qe te vazhdoni te vidhni dhe te jetoni si mbreter ne kurriz te popullit

  3. Pastroni mekatet nga pedofilia qe ju ka perfshire ne cdo cep te kishes suaj, duhet te flisni me shume imzot kur njerezit shtypen dhe vuajne.

  4. Monsignori pse nuk flet per vjedhjet qe i jane bere shqipetarve nga te treja partite politike, pse nuk flet per varferine ekstreme qe po kalon vendi, pse nuk na tregon rrugen sesi duhen ne si popull te reagojme por na kritikon per reagimin. A e shkruar vete monsignor app ke hyr ne grupin e ambasadorve, pseudointelektualve qe jau shkruan te tjeter cfare duhet te thon

  5. Ne nje gje po me mbushet mendja qe dulla jua shkerdheu robt juve burrave qose. Mor hale, po per policine nuk ke ndonje fjale? Kishen ta mbushin policet apo populli? Do te vij dita qe te flasesh me kukuvajkat. Zoti flet per drejtesi.

  6. Nje pyetje imzot Frendos; Perse njerezit e bejne kete? Po per qeverine qe po shkaterron kete vend e kete popull nuk keni asgje per te thene? Ka shkak, ka dhe pasoje, i nedruar…. jo dhe aq….,por i shitur po…

  7. Pidh te semes, Stalini del me nje tjeter pseudonim, Tan Geci.
    Ne kete portal komentojne vetem 5 pidhmotra me nga 10 pseudonime te ndryshme.

  8. Palo prift qe i jane ra trute ne qafe gerdalle si rama
    Shqiperia eshte laike ohh kungull
    Fuck you monstra qe i coptute femite me pedofilizmin tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *