• |
ide | kryesore

Kryemadhi rrëfen telefonatën me Kim: Kishte të dhëna se protestuesit e dhunshëm po paguheshin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zbuluar bisedën me ambasadoren e SHBA në Shqipëri pas nisjes së protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Ajo tha se Kim i ka kërkuar të bëjë një deklaratë për ndaljen e dhunës nga të rinjtë, por shtoi se nuk e ka pranuar këtë kërkesë për sa kohë ajo nuk është organizatore. Kryemadhi tha se ka qenë në familjen Rasha për ngushëllime, por nuk e ka bërë publike më parë.

“Kim e bëri publike telefonatën. Në radhë të parë na përgëzoi për angazhimin e LSI për reformën zgjedhore. E dyta ishte e shqetësuar për vrasjen e Klodian Rashës dhe kërkonte një distancim ose një deklaratë nga unë kundër dhunës.

Unë i thashë se nuk kam pse të bëj deklaratë për sa kohë nuk jam organizatore. Anëtarë të LSI janë aty si qytetarë dhe si vëzhgues për të parë ata që dhunojnë të rinj dhe të reja. Do të kemi hapat tona një pas një. Ne do t’i çojmë në institucionet e drejtësisë.

Ajo që është e rëndësishme që unë i thashë Kim se kam qenë në familjen e Rashës, kam pirë një kafe dhe nuk e kam bërë publike. Unë kam shkuar si vajzë dibrane.

Ambasadorja, sipas burimeve të saj, kishte të dhëna që paguheshin persona për të dalë në protestë për të dhunuar. Ajo më kërkoi që unë si kryetare e LSI të merrnim masa që me të rinjtë tanë t’i largonim nga dhuna.

Unë jam bëra të qartë që në filozofinë e Monika Kryemadhit “të shkatërrosh, është të bësh Edi Ramën nga kriminel në viktimë”, – deklaroi Kryemadhi në emisionin “Log.” në ABC. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Amerike je si shpirt.

    Gjykaten e larte do e bosh.
    Ksaj baxhelles ia bere te qarte se protestuesit paguen.

    Kafshet duan dajak.

  2. “Ambasadorja, sipas burimeve të saj, kishte të dhëna që paguheshin persona për të dalë në protestë për të dhunuar ”

    Cudi, kto fraza ka 1 jave qe i degjoj nga taulant palla
    nga ti kete marre kto te dhena Kimetja ???!!!

  3. Ua futi prape kembet ne nje kepuce Amerika,harrojeni pushtetin me dhune o injoranta,sa me shpejt te distancoheni nga Berisha dhe Meta,aq me shpejt do iki Rama,kuptohet me vote…

  4. pranojeni fatin e skllavit modern qe ju japin nderkombetaret pa per te ardhmen e femijve tuaj lejani ne dore atyre

  5. nuk eshte korrekte qe ambasadat per opoziten perdorin te njetta fjale si thote qeveria dhe larot e saj ambasadat duhet te mbajne qendrim kritik ndaj qevesive te korruptuara dhe kriminele po opozita kete rol ka moj ambasadore mos e shuaj shpresen e shqipetareve se dhe per ju nuk eshte mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *