• |
ide | kryesore

Kush janë ata që po tmerrojnë Edi Ramën?

-Instant, Arkiva, Blog



Ata janë djemtë dhe vajzat që kemi parë në çdo lagje të Tiranës dhe Shqipërisë, ata që jetojnë me ne përditshmërinë dëshpëruese, të papunë, të pashpresë për një fat të ndryshëm nga prindërit e tyre që kanë frikë të dalin në protestë se mos humbasin vendin e punës
Po përse këta të rinj sot nuk kanë frikë? Në kulmin e pandemisë, mes shiut dhe të ftohtit të Tiranës, qëndruan me orë, disa prej tyre pa e mbuluar fytyrën, dhe u përplasën me forcat speciale sikur të ishte dita e tyre e fundit mbi tokë.
Një gjë është e qartë, kjo klasë politike është me fat që shumë të rinj janë larguar nga Shqipëria, përndryshe zemërata e shumë më tepër se atyre mijëra vetëve që kemi parë në protesta, do të derdhej në rrugët e gjithë Shqipërisë. Të paorganizuar, të paartikuluar, sepse zemërata nuk artikulohet dot, ata ishin në gjendje ti shtinin të dridhurat gjithë establishmentit që tenton t’i nëpërkëmbë. Këto protesta ia prishin gjumin kryeminstrit Rama, me ato të opozitës ka fjetur rehat. Këto protesta duhet ta zgjojnë edhe Lulzim Bashën, për të kuptuar nevojën jetike të shoqërisë për ndryshim.
Revolta e të rinjve theu edhe xhama, qëlloi edhe me gurë sepse mungon dialogu i sinqertë mes qytetarëve të këtij vendi dhe klasës politike, sepse kryeministri i përbuz, ndërsa kryetari i opozitës i shikon vetëm si vota. Sepse, Klodiani vdiq, por të rinjve shqiptarë u ka vdekur shpresa. Sepse, në Shqipëri fatin ta përcakton mbiemri, punën ta përcakton militantizmi.
Propaganda dhe kasetat e gatshme nuk ia dolën të turbullojnë mendjen e të rinjve shqiptarë. Ata kanë mjetet e tyre të veçanta të komunikimit që e sfidojnë manipulimin e informacionit nga pushteti. Kjo është një lëvizje që nisi nga telefonat dhe përfundoi në rrugët e Tiranës. Klodiani vetë nuk do ta kishte menduar kurrë, se do të shërbente si pika e fundit që do derdhte gotën që kishte kohë që ishte mbushur.
Humorit bajat të kryeministrit dhe gjithë rrenave në 3D, u ka ardhur fundi, është koha për llogaridhënie. Është koha e atyre të rinjve që s’pyesin për nënë e babë e lëre më për policinë e Ardi Veliut. Eshtë koha e atyre të rinjve që do vijnë dhe do na kërkojnë të gjithëve llogari, jo pse u vra Klodiani, po përse u vramë shpresën dhe i shndërruam nga qytetarë shqiptarë në zogj shtegtarë.
Përshkallëzimi i protestës në thelb, kërkon një ndryshim, ky mund të jetë një ndryshim politik e social i cili mund të marr shumë kohë. E megjithatë, çdo fund e ka një fillim, e padyshim ky është fundi i qeverisjes së Ramës.
Dhe nëse nuk ngutemi të ndryshojmë diçka në Shqipëri, mos u çudisni që nesër të gjendemi përpara një “përplasje civile”. /Alisa Braho



4 Comments

  1. Lllumi i Astirit te cilet i paguan Monika dhe Ilir Meta nga 1000lek qe te dalin aty dhe te shkaterojne Tiranen pasi Saliu dhe shoket e tij e kane tmer qyteterimin.

  2. Po o albi. Me siguri edhe ate policin e paguan Saliu dhe per te vrare. Po ju qoftexhinjte e bodrumeve jeni pjelle e ndyre e ketij sistemi qe vret njerez sepse nuk mund t’i vesh gjoben dhe te marresh perqindjen e saj. Ikni o funderina te mallkuara qe edhe covidunuk ju afrohet dot sepse i vjen ndoht nga ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *