• |
ide | kryesore

Lubonja: Lleshaj u bë “kokë turku” dhe çfarë pashë në fjalimin e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja deklaroi se dorëheqja e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm ishte vetëm shitje për ‘kokë turku’. Në studion e emisionit “Real Story” në “News24”, Lubonja tha se në fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe të Lleshajt nuk ka ndjerë asnjë përgjegjësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

“Sukses për protestat pati vetëm për armët kimike. Sukses nuk është dorëheqja. Del kryeministri dhe thotë: “Ky ishte aksident”. Atë e përcakton gjykata. E përcakton ajo dënimin. Tani i jep dhe ca lekë dhe thotë: “Ik tani, merr këto lekët”.

Unë e mendoj suksesin kur reflekton dhe kërkon ndjesë të sinqertë ai që e ka bërë. Ajo ishte një heqje e t’ja për ta shitur “kokë turku”. Në fjalimin e kryeministrit dhe në dorëheqjen e ministrit nuk ndjeva asnjë përgjegjësi për atë që kanë dhe për këtë kulturë dhune që i kanë dhënë policisë legjitimitetin. Por ai merr guximin dhe sillet në atë mënyrë, pas ka pas një background politizimi”, – tha Lubonja.

Lubonja ka komentuar edhe vendimin e qeverisë që i ka akorduar pension të posaçëm familjes së Klodianit.

“Njeriu është reduktuar tek leku. Kur jeta e njeriut është redaktuar deri tek leku. E dini atë barsoletën që nxorën për Nanon. Kur ndodhi ai aksidenti me makinë ku u vra njëri për të cilin u akuzua Nano. Ajo thanë se u zgjidh me ca që ndërhynë dhe iu dha lekë familjes. Ky personi shkoi aty dhe u thoshte: “Dua të takoj shefin”. I thanë: “Po ik se ti i more lekët, ça do tani?!” Ata se linin: “Ça do mo vëlla?” “Po desha me i thënë se kam dhe nonën”.

Kjo anekdotë tregon se si jemi katandisur. S’po akuzoj familjen, por është kultura: t’i japim ça lekë dhe e mbyllin gojën ata. Për mua familja mund të mbajë atë qëndrim. Protestat nuk kishin lidhje me atë. Protestat e kalonin rastin. Çdokush identifikohej me atë. Njerëzit kanë dalë për veten. Këta çunat e lagjes, tifozët e sportit, lloj-lloj njerëzisht. Ata kanë dalë për veten, pasi është një histori që duhet ta kuptojmë më mirë. Kjo na doli si befasi. Një fenomen që duhet dhe ta kuptojmë”, – tha Lubonja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *