• |
ide | kryesore

Lubonja: Revolta qytetare nuk fitoi, po përgatitet një gjeneratë tjetër skllevërish

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke komentuar protestat pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, analisti Fatos Lubonja thotë se revolta qytetare nuk fitoi. Ai u shpreh se në Shqipëri, fatkeqësisht po përgatitet një gjeneratë tjetër skllevërish.

“Mendoj se protesta nuk ka arritur sukses. Unë e shikoj rënien e protestës si fitore të kulturës së dhunës shtetërore ndaj qytetarëve në Shqipëri. Përveç protestës të armëve kimike, ne nuk kemi asnjë protestë të fituar dhe ky është problem. Astiri, Teatri dhe protesta të tjera qytetare për ndryshim nuk i fituan. As dialog nuk kishte, por kultura që kemi ne është kush është më i forti.

E shoh situatën dramatike. Po përgatitet gjeneratë tjetër skllevërish në Shqipëri. Ne jemi rritur me idenë që e rrahim adoleshentin, që ai të mësojë. Edhe në shtëpi kur i kemi, në botë mundohen që të komunikojnë me adoleshentin dhe jo të ushtrojë dhunë mbi të, sepse nesër e pasnesër do rritësh një qenie të nënshtruar ndaj çdo autoriteti”, – tha Lubonja në emisionin “Real Story”.

Lubonja theksoi se shteti po përcjell në këtë rast kulturën e fitores të dhunës.

“Shteti përcjell kulturën e fitores të dhunës. Me këta njerëz që edhe shkatërruan edhe ca gjëra, duhen kuptuar. Duhet që me adoleshentin të flasësh e jo ta rrahësh. Kultura që përcjell maxhoranca është që unë shkatërroj çdo protestë. Kultura që përcjell shteti është se unë i mposht. Çfarë ndodh? Njeriu ose do të nënshtrohet, ose do të ikë ose nuk do të dalë më. Rezulton se protestat janë pakësuar. Kjo kulturë do të na çojë tek një Edi Rama tjetër, që njësoj do të veprojë”, deklaroi Lubonja.



3 Comments

  1. Sot qyteti nuk është nervoz me protestuesit, por me faktin që po i përdorin si maskë, ata që kanë turp të nxjerrin fytyrën e tyre.

    Është një fenomen që buron nga identiteti i PD. Kur iku nga pushteti prej Berishës më 2013, nxori para një kukull, Lulzim Bashën, për të thënë që nuk është më ai i pari, ky tjetri është i ri.

    Kur ky nuk ja del dot të arrijë objektivat e Berishës përmes molotovëve, bojkotit të zgjedhjeve dhe Kuvendit, përfundoi duke nxjerrë në rrugë adoleshentë që të mos themi që është ai i një viti më parë. Nuk është pak ta dish që nuk të duan. Është hapi i parë.
    Mos u merakos o ljubo se nuk do behen skllever si ty

  2. Qytetaret jane viktime e te mirave qe kan, asnji nuk don te humbase ate qe kane, sidomos tani kam me rendesi te dukemi, kshuqe, asnje sdo grihet per te bere revolta etj etj. Prandaj Rama do jetojm gjate, them pa frike edhe 2 here tjera

  3. E keqja 40 vjet e ka, pastaj vjen nje e keqe tjeter per Allvanoset.
    Cdo gje qe behet sot do harrohet pas dy apo tre dekadash dhe zullume te tjera i presin qytetaret.

    Per mendimin tim, shko merru me ndonje gje tjeter se atje qent nuk kane nevoje as per mend e as per nje dore shkolle.

    Paraja dhe Betoni eshte gjithcka per ato dritshkurter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *