• |
ide | kryesore

“Me arkivolin e babait tënd u bë politikë”/ Rudina Hajdari përplaset me Alket Hysenin: Rrugaç!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është përplasur me deputetin e PS-së Alket Hyseni në emisionin “Open” në Top Channel. Socialisti i kujtoi ngjarjet që pasuan atentatin ndaj babait të saj, por Hajdari ka reaguar ashpër.

PJESË NGA DEBATI:

Alket Hyseni: Ke qenë e vogël, ndoshta nuk e mban mend kur me arkivolin e babait tënd e përdornin për politikë.

Rudina Hajdari: Mos mi përmend mua këto. T’ju vijë turp që përmendi kështu gjëra. Ju që etiketoni protestuesit ashtu jeni vetë, rrugaç!

Alket Hyseni: Nuk jam rrugaç, iu kërkova ndjesë. Tani më kërkoni ju ndjesë. S’ka ndryshuar shumë Shqipëria. Ne reflektojmë pa pushim. Mos na etiketoni, se je politikë e re gjasme. Dogje gjë ti Rudinë.



6 Comments

  1. Ky Ngjela (meqe e pashe ne foto) eshte hipokrit komplet, mu kujtohet nje Interviste e tije ne Top Qanell viti 2011 kur rinia socialiste bente dhune nga Piramida te Kryeministria, Ngjela prej mllefit te ish Padrinos se tije Sali ,asaj kohe thonte. Ka lezet te shikosh kete turme rinije energjike socialiste qe sjell shprese qofte edhe me dhune.

    Ka dhe video ne YT per te si ben thirrje per dhune ne vitin 2011, se nuk i mjaftoi qe komunistet e moren me dhune 1945, 1997, 2011 yrysh perpara Atdheun e Shqiponjave. Sot po na hiqet si pacifist paqsor, pika komedise tende o Ngjela.

    Karagjoz Shqiperia, Karagjoze politikane, Karagjoze njerez, Si thuhet ne keto raste?

    Mire ju a bejne, biles pak ju a bejne.

  2. Nuk e kisha parë ndonjëherë këtë mjekroshin deputet të Ramës, por i jap plotësisht të drejtë Rudinës që e quajti rrugaç.
    Më habit fakti se përse Top Channnel i ka me aq shumë qejf të ftojë në ekranet e tij të tillë personazhe rrugeçër si ky apo Frrok Çupi e sharlltanë si Spartak Ngjela, që dikur bënte thirrje që për të ardhur në pushtet Edi Rama , le të vriten edhe 14 mijë shqiptarë, e sot është i merakosur se Ramën po e “sulmojnë” rrugaçët duke prishur dy *tre semaforë.
    Mandej përse thërret ky televizion një person si Ilir Beqja që është nën hetim për afera korruptive e të cilit Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit pasi përfitonte nga ky mandat për të bërë si biznesmen afera korruptive ?
    Përse thërret Taulant Ballën që publikisht ka pranuar se ka miqësi familjare me një kapobandë të mafies së trafikut të drogës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *