• |
ide | kryesore

Milan punon në fshehtësi për Haaland: strategjia është e Raiolës

-Instant, Sport



I ri (20 vjec), i talentuar e me një të ardhme të ndritur përpara. Erling Haaland, që dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund, kërkohet nga gjysma e Europës. Janë të gjitha klubet e mëdha mbi norvegjezin, duke nisur një garë se kush do mundet ta rrëmbejë nga kampionati gjerman. Por jo të gjithë ata që kanë dalë përpara me zhurmë kanë më shumë mundësi, sepse ka nga ata që punojnë në fshehtësi si Milan. Kuqezinjtë kanë ndërtuar një strategji për të shkuar dalëngadalë drejt Erling e miqësia me Hauge, të cilin e pyet shpesh për Milan e ambjentin aty, është një armë më shumë për Paolo Maldinin që me Elliot po vlerësojnë operacionin për verën e ardhshme. Strategjia në fakt ka një regjisor, Mino Raiola që administron lojtarin.

Nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë të marrin një lojtar të tillë në Milanello, por është e qartë që duhet menduar, me shpejtësi madje, për një zëvendësues të Zlatan Ibrahimovic. Suedezi është ende në formë e vendimtar në zgjedhjet e Piolit e lojën e Milanit, por është pranë mbylljes së karrierës.

Pronarët e Milan kanë kohë që i japin vlerë të rinjve në projektin për të kthyer klubin në elitë, ndërsa një detaj për të mos u anashkaluar është, jo klauzola prej 75 milionë për të cilën flitet shumë, por përfshirja e Leaos në tratativë, që do ti lejonte të ulë pjesën e pagesës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *