• |
ide | kryesore

Nedved i trembet shortit ‘të lehtë’: “Me Porto duhet të na kujtohet Lyon”

-Instant, Sport



Juventus është skuadra që mund të ndihet e kënaqur nga verdikti i shortit të Champions në Nyon për 1/8 e Champions League. Kampionët e Italisë kanë gjetur në rrugën e tyre ndoshta kundërshtarin më të lehtë të mundshëm, por pikërisht ky fakt e bën zëvendës presidentin e bardhezinjve Pavel Nedved tepër të kujdesshëm, madje të frikësuar për një përsëritje të historisë.

“E thosha edhe vitin e kaluar kundër Lyon. Skuadra kështu, si edhe Porto, janë mësuar të luajnë sfida të tilla. Do të jetë e rëndësishme të mbërrijmë në formë në atë takim”, shpjegoi Nedved, duke komentuar rezultatin e shortit për 1/8 e Champions League. “Pres vështirësi të mëdha, e njoh trajnerin që e kam patur shok në kohët e Lazios. Është një trajner shumë i mirë që luan një 3-5-2 shumë të organizuar, për ne do të jenë dy sfida tepër të vështira”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *