Për të gjashtën ditë radhazi, qytetarët pritet të mblidhen sërish për të protestuar Klodian Rashën, 25-vjeçarin e vrarë nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hajdëraj. Deri më tani, situata paraqitet e qetë, ndërsa forcat e rendit kanë marrë masat dhe janë vendosur në vende të ndryshme.
Policia që është vendosur në sheshin “Skënderbej” po bën verifikimin e të rinjve që hyjnë në shesh, ndërsa është shprehur e vendosur që do të zbatohen masat anti COVID dhe nuk do të lejohet asnjë grumbullim.
Përmes një njoftimi të dhënë ditën e sotme policia shkruan se është e vetëdijshme për ndjeshmërinë popullore që shkaktoi vrasja e të riut nga dora e një efektivi, por tashmë që protestat sipas saj kanë degraduar, nuk do të lejojë asnjë tubim që shkel masat kundër koronavirusit.