• |
ide | kryesore

Qeveria i cakton pension, reagon ashpër babai i Klodian Rashës: Vrasje për së dyti! Ndjesa e autorit? Fasadë, duan ta devijojnë

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Vrasje për herë të dytë” e quan Qazim Rasha, i ati i 25-vjecerit Klodian Rasha cilësimin nga qeveria të ekzekutimit të të birit si “humbje jete aksidentale”. Një cilësim i tillë u evidentua në vendimin e qeverisë për pensionin ndaj familjes së viktimës, vendim i cili u botua sot në fletoren zyrtare. “Ajo është vrasje me paramendim, nuk ka asnjë lloj alibie” deklaron Qazim Rasha për Abc News. “Nuk kam hallin e pensionit” thotë ai më tej, ndërsa për ndjesën që i kërkoi oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj, Rasha thotë se kjo është fasadë.

Intervista e plotë e Qazim Rashës për Abc News

Si e cilësoni deklaratën e protestuesve që kjo nuk është më kauzë vetëm e juaja por e të gjithë shqiptarëve?

Njeriu atë që ndjen e shpreh vetë dhe unë nuk mund të shpreh asgjë më tepër përveç dhimbjes që kam për djalin tim, dhimbja është e djalit tim, familjes time, pjesë e dhimbjes je edhe ti, edhe ata, gjithkush merr pjesë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem.

Si e cilësoni vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit social?

Ajo është një metodë, një vlerësim që mund të bëhet në një lloj aspekti, por unë nuk kam hallin e pensionit, por hallin e dhimbjes së djalit.

Si e gjykoni faktin që në vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit, e cilëson ngjarjen si aksidentale?

Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie. Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër.

Si e cilësoni deklaratën e autorit, që tha se dua t’ju kërkoj falje?

Ajo është një fasadë. Është thjeshtë fasadë dhe nuk ka fije kuptimi. Një person, sado edhe me çrregullime mendore, këtë lloj vulgariteti nuk arrin dot që ta mendojë dot ta mendojë, ta imagjinojë, jo ta vendosë në zbatim. Një punonjës shteti, një punonjës policie, një punonjës rendi që është i detyruar për të ruajtur jetën time, fëmijës tim, fëmijës tënd, ne kërkojmë mbrojtje dhe solidaritet nga cilido. Nëse bëj një gabim unë marr dënimin, fajin që kam, por jo të ndëshkohet me genoncid, makabritet me vulgaritet, është bastarde./ Abc News



13 Comments

  1. Mendoj se të pranosh lekët e Rames është si te pranosh te bësh pakt me djallin. Kur ai e pa që situata i doli jashtë kontrollit ai filloi ti blejë njerzit. Ai kuptohet qartazi po përpiqet ta mbylli këtë mesele duke e blerë me para dhe duke e marrë me të mirë babain e Klodianit, kur e pakta që Rama duhej të bënte ishte dorëheqja e tij dhe kriminelëve ne polici e më tej.

    E kuptoj pozitën e vështirë te prindërve të të ndjerit dhe është e vërtetë qe mund te kenë nevojë te madhe për ato lekë, por nga ana tjetër edhe sakrifica e mijra te rinjve qe u arrestuan dhe rrahen nga policia nuk është e pakët. Kush do ti shpërblejë ata??!! Gjithashtu edhe nuk do të duket mirë sikur ato lekë të pranohen.

    Tek e fundit babai i Klodianit do bëjë siç di vetë dhe une nuk do t’a keqkuptoj atë sidoqë të ndodhë.

    P.S. Ju lumtë çuna dhe goca për trimërinë që treguat kunder shtetit harbut qe njeh vetëm dajakun.

  2. Ngushellime familjes por pasi shteti e vrau me plumb mbas shpine dhe kerkon ta klasifikoj si tejkalim te kushteve te vetmbrojtjes , pasi tentoi ta prezantoj si nje person me preçedent kriminal madje duke tentuar ti vendose edhe nje arme ne dore , cilesimi si “aksidentale ” eshte po aq e rende sa manipulimi i provave .
    Ne se Qeveri nuk gjente dot nje cilesim te ngjarjes te prisnin vendimin e Gjykates.
    Me para u shperblyen edhe viktimat e Gerdecit ( pasoje e korrupsionit dhe arrogances ) , me para u shperblyen edhe viktimat e 21 Janarit ku shkaktaret dhe pasojat u mbuluan arbitrarisht nga qeveria e kohes dhe zbardhja e ngjarjes u zvarrit paturpsisht edhe nga qeveria aktuale … po per Klodianin dhe per gjith Klodianët dhe Klodianat a do te kete drejtesi ?

  3. Shteti ka për detyrë ta demshpërblejë familjen e viktimës por jo të quhet aksidentale, familja duhet ta hedhe në gjygj shtetin për vrasjen dhe deklaratat e neveritshme qe bëri duke deklaruar fajtor viktimën pa qenë fajtor, duhet ta padise në gjykaten e të drejtave te njeriut, mashtruesit duhet të ndeshkohen.

  4. Po ska faj edhe ky i shkreti. Perveçse shteti i vrau djalin dhe po fsheh krimin, tani po i bejne dhe presion.

  5. Sot qyteti nuk është nervoz me protestuesit, por me faktin që po i përdorin si maskë, ata që kanë turp të nxjerrin fytyrën e tyre.

    Është një fenomen që buron nga identiteti i PD. Kur iku nga pushteti prej Berishës më 2013, nxori para një kukull, Lulzim Bashën, për të thënë që nuk është më ai i pari, ky tjetri është i ri.

    Kur ky nuk ja del dot të arrijë objektivat e Berishës përmes molotovëve, bojkotit të zgjedhjeve dhe Kuvendit, përfundoi duke nxjerrë në rrugë adoleshentë që të mos themi që është ai i një viti më parë. Nuk është pak ta dish që nuk të duan. Është hapi i parë.

  6. Forca, kerko proteste dhe dil nga shtepia .. e gjithe Shqiperia do te jete pas teje. Mos u tremb, ke gjithe zemrat e popullit bashke me ty me dhimbje. Protesto, nuk ke nevoje per lemoshen e ketij kryeminustri palaco por coje ceshtjen deri ne fund si burrat

  7. Do ti bleje te gjithe me leke apo shperblim me poste atyre qe ju ka dhene drurin ose plumbin.
    Ne raste te tjera kur ben servilin apo spiunin ta merr prane vehtes se i duhesh per pune te tjera.

    Ty tu prehte ne paqe djali, Neokomunistet do te perdorin te gjithe mekanizmat e makinerise se tyre, por nderi i familjes dhe i djalit tend eshte ne doren tende, keto te dyja mos ja shit kurre qenave politikane.

  8. Nuk blihet -dhimbja-me para o monstra,Mos i prano more burre ,Mos i lejo qe rrugices qe tu vra djali -VELEDINI-ti vere emrin e djalit sepse dhimbja do te te shtohet me shume.sa te jesh gjalle.Refuzoi.Sepse zagaret ne pushtet ju kane ngjare eterve te tyre .Ata edhe mund te ta bejne edhe deshmor .E cfare nuk mund te presesh prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *