• |
ide | kryesore

Short i tmerrshëm, Tare sfidon Bayern: “Më mirë se kaq nuk mund të shkonte”

-Instant, Sport



Nga goglat e shortit në Nyon përballë Lazios ka dalë emri i kampionëve në fuqi të Europës, Bayern Mynih. “Më mirë se kaq nuk mund të shkonte. Shakatë mënjanë, luajmë kundër skuadrës që ka fituar edicionin e fundit të Champions League. Është favoritja, pòr nuk nisemi në start të mundur”. Ky është mesazhi i drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, në komentin që i bëri shortit të 1/8 se Champions League.

Drejtuesi i lartë shqiptar i klubit bardhekaltër e ka marrë me humor, sepse në fakt nuk mund të bëjë ndryshe: “Do të përpiqemi ta përballojmë këtë ndeshje me entuziazëm të madh – vazhdoi ai – E kemi merituar, nisemi jo favoritë por mund të besojmë se mund të bëjmë ndonjë surprizë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *