• |
ide | kryesore

Shorti i Europa League: Milan në ferrin e Zvezdës, transfertë baske për Manchester United

-Instant, Sport



Pas shortit të 1/8 të Champions League ishte radha e 1/16 të Europa League. Pretendentët e kompeticionit duhet të bëjnë llogarinë tashmë me rivalët e rrezikshëm që vijnë nga Champions. Short favorizues për të gjithë ato skuadra që ishin renditur të parat e grupit, ndërsa Milan, Napoli e Roma mund të jenë të kënaqur se shmangën kundërshtarë të frikshëm si Benfica, Salzburg e Real Sociedad.

Skuadra e Piolit do ti duhet të bëjë, në një sfidë plot traditë, me serbët e Crvena Zvezda, ndërsa Roma e Fonsecas do të sfidojë portugezët e Bragas. Buzëqesh më pak Gattuso, sepse në vazon e Nyon Napoli gjeti kundërshtar spanjollët e Granadas, që eleminuan në fillim të kompeticionit Teutën.

Transfertë baske për Manchester United, me skuadrën e Solskjaer dukshëm favorite, ndërsa për Wolfsberger gjërat janë vështirësuar shumë kur kanë gjetur përballë kryesuesit e Premier League, Tottenham. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Benfikën që është vënë përballë Arsenal.

1/16 E FINALEVE
Wolfsberger-Tottenham
Dinamo Kiev-Club Brugge
Real Sociedad-Manchester United
Benfica-Arsenal
Stella Rossa-Milan
Antwerp-Rangers
Slavia Praga-Leicester
Salzburg-Villarreal
Braga-Roma
Krasnodar-Dinamo Zagreb
Young Boys-Leverkusen
Molde-Hoffenheim
Granada-Napoli
Lille-Ajax
Psv-Olympiacos
Maccabi Tel Aviv-Shakthar Donetsk

DATAT
Ndeshjes e vajtjes do të luhen të enjten në 18 shkurt 2021, ndërsa ato të kthimit në 25 shkurt. Fashat orare mbeten të njëjtat, 18.55 e 21. Nga 1/16 e më tej, ashtu si ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Uefas, Giorgio Marchetti, në kompeticion do të përfshihet edhe përdorimi i VAR.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *