• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish afati, Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur deri në datën 7 janar

-Instant, Lajme, Të fundit



Situata e krijuar me Covid-19 ka bërë që autoritetet greke të shtyjnë datën e hapjes së kalimit në pikën kufitare të Kapshticës për në datën 7 janar. Me afrimin e festave numri i personave që do të duan të kalojnë kufirin pritet të jetë më i madh.

Në një vendim të mëparshëm u vendos si fillim data 20 nëntor dhe më pas 3 dhjetor si datë për hapjen e kësaj pike por gjendja e ngrysur e pandemisë ka bërë që afatet të shtyhen.  Lejimi i kalimit është bërë vetëm për këmbësorët, kaminët e tonazheve të rënda dhe mallrave.   Drejtoria vendore e kufirit dhe migracionit në Korçë njofton se të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në shtetin fqinj se kufiri i kuotës që mund të kalojë është 700 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *