• |
ide | kryesore

Sulm kibernetik ndaj disa agjencive amerikane

-Instant, Lajme, Planet



Hakerë të dyshuar rusë kanë hyrë në rrjetet e qeverisë amerikane, përfshirë Departamentin e Thesarit dhe atë të Tregtisë, si pjesë e një fushate disa mujore globale të spiunimit kibernetik, që besohet të ketë shënjestruar edhe qeveri të tjera dhe korporata të mëdha. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot, tha përmes një deklarate më 13 dhjetor se qeveria ishte “duke marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar dhe korrigjuar çdo çështje të mundshme në lidhje me këtë situatë”. Ai nuk tha se kush qëndronte pas sulmit. Agjencia Reuters ishte e para që raportoi për këtë sulm kibernetik.

Zyrtarët e njohur me këtë çështje thanë se hakerat kishin në shënjestër Departamentin e Thesarit dhe Departamentit të Tregtisë, të dyja këto institucione përgjegjëse për vendosjen e politikës së internetit dhe të telekomunikacionit. Ekziston gjithashtu një shqetësim se rrjetet e agjencive tjera qeveritare mund të jenë komprometuar. Situata është aq serioze, sa që Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh në Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor, njoftoi Reuters./ REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *