• |
ide | kryesore

Vaksina ndaj COVID-19/ Basha: Rama shkoi në New York, erdhi duarbosh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi se Rama shkoi në Nju Jork për vaksinën, por erdhi duarbosh ndërkohë që Kosova e Maqedonia e Veriut kanë marrë masat.

Basha ka folur edhe për punën që po bën vetë ai si lider i opozitës për t’i siguruar vaksinën ndaj COVID-19 Shqipërisë.

Basha ka theksuar se ka folur me miqtë e partnerët dhe në çdo bisedë i ka kërkuar që pavarësisht sjelljes skandaloze të qeverisë aktuale, Shqipëria mos mbetet e fundit.

“Boll është boll, mjaft është mjaft. Kupa është mbushur, Nëse përmban një faktor është shpresa dhe besimi se më 25 prill do e largojmë Ramën. Asnjë familje shqiptare, as shoqëria se përballon dot më asnjë ditë më shumë këtë kryeministër. Asnjë shqiptar nuk e përfytyron veten një ditë pas 25 prillit sërish me këtë regjim të dështuar.

Sot me të vërtetë shqiptarët janë të parët që largohen nga atdheu në Europë, jo sepse u hoqën vizat, por sepse Rama i hoqi shtetin e së drejtës, i shkatërroi ekonominë, vendet epunës, e dorëzoi në dorë të të një grushti njerëzish. Vetëm largimi i së keqes është hapi për shpresë.

Mjafton të shihni sa pak para ka rezervuar për pandemi dhe sa shumë ëpr oligarkët dhe PPP. Sa pak për pensionistë, dhe sa shumë për projekte që prokurohen me 5 apo 10 fishin e çmimit.

Dua t’ju them se dhe në këto ditë e deri në 25 prill do i japim fund sundimit të së keqes, përgjegjësia vijon të jetë e tija, shëndeti dhe jeta e shqiptarëve e gjendja e tyre ekonomikë. Pritshmëritë janë tek opozita, e ndjej, e shoh në sytë tuaja. Dua t’ju a them hapur dhe shkoqur, përgjegjësitë tona do i marrim një më një. E nisëm këtë duke e nisur se nuk e shohim vetëm sipërgjegjësinë tonë të denoncojmë. A ka familje që nuk e prek padrejtësinë, hipokrizinë, gënjeshtrën .

Kur duhet të njoftojë paketë për 100 mijë kryefamiljarë të papunë, sulmon opozitën. Kur duhet të flasë për një bashkim të shqiptarëve, i përçan me gjuhë urrejtje. Dhunon të rinjtë, akoma pa filluar protesta. Dhe i mbyll gojën gazetarëve. Si një diktator i dëshpëruar për fundin e pashmangshëm. 8 vite i njëjti avaz, premtime boshe, kjo do të marrë fund.”- u shpreh Basha në konferencë.



2 Comments

  1. Faleminderit o kryetar per “kujdesin”, por nuk na duhen vaksinat e tua! Beji ti, Rama dhe familjet e juaja po deshet, lere popullin jashte helmeve vaksinore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *