• |
ide | kryesore

T’i blesh babait, dhimbjen për të birin

1, Arkiva, Ide



Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat korruptohen për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën ministër, Edi Rama ka menduar se është e mundshme të blejë edhe një prind, që sapo i kanë vrarë të birin.

Vendimi i qeverisë, që i lidhte pension të përjetshëm Qazim Rashës, për vrasjen “aksidentale” të Klodianit, është një njollë turpi, e ngjashme vetëm me ato pagesat live të familjarëve që kishin humbur jetën në Gërdec. 

Skandali i tij nuk ka të bëjë thjesht me përcaktimin e shkakut të vrasjes në dokumentin e prodhuar nga qeveria (në linkun poshtë i futur në katror), i cili ngjalli aq shumë mëri tek qytetarët dhe zemërim tek familja e viktimës.

Dëmshpërblimi për familjen/ Manipulimi i Ramës me vrasjen e Klodian Rashës

Krimi i tij ka të bëjë me tentativën për të korruptuar edhe dhimbjen. Sepse VKM e nënshkruar nga vetë Edi Rama, është një akt frikacak propagande që mëton të qetësojë revoltën që u ndez kundër tij

Le ta shohim me qetësi se përse vendimi i qeverisë nuk ka të bëjë, as me ndonjë pendim, as me ndonjë ndjesë ndaj kujtimit të viktimës.

Argumentat i ka dhënë vetë kryeministri gjatë një konference shtypi këtë të martë. I vënë nën presion nga pyetjet e gazetarëve se përse e kishte paragjykuar vrasjen si “aksident”, pa folur më parë drejtësia, Rama u ngatërrua me këmbët e veta. Pra, duke u përpjekur të shpëtonte, ai u zhyt edhe më në kurth.

Ai nxitoi të argumentonte se përcaktimi i llojit të vdekjes si “aksidental” nuk është mbivendosje mbi punën e prokurorisë dhe gjykatave. Ai shkoi më tej duke përmendur se ajo nuk ishte një vdekje me rikoshetë, pasi në këtë rast, familja e viktimës nuk do të kishte marë shpërblim. 

Pra, ai e vuri veten pikërisht në rolin e atij që qëndron mbi drejtësinë.

Në këtë rast, një profesionist do të pyetse:  Ku e di Edi Rama se vrasja nuk ka ndodhur si pasojë e një plumbi rikoshetë, pa pasur ende një akuzë përfundimtare nga prokuroria dhe mbi të gjitha pa vendosur gjykata? Hipoteza mund të bëhet edhe më ekstreme: kush ia vulosi atij se viktima nuk e ka kërcënuar policin me armë, ashtu sikurse thanë në fillim drejtuesit e uniformave blu dhe mediat e regjimit? 

Por përpos këtyre rasteve, kur shpërblimi i dhënë do të qe i pajustifikueshëm, mund të kapërcehet krejtësisht në kahun tjetër të hipotezave: nga e ka ai sigurinë se polici Nevaldo Hajdëraj nuk njihej me viktimën dhe nuk ka qëlluar mbi të për hakmarrje? Kush i tha atij se vrasja nuk qe me dashje?

Pra shkurt, pse merr vendim kryeministri për një ngjarje për të cilën nuk ka as njohuri, as kompetenca dhe për të cilën duhet ta japi verdiktin një pushtet tjetër?

Natyrisht, ne të gjithë mendojmë se i dimë faktet dhe rrethanat e këtij krimi makabër. Si qytetar edhe Edi Rama mund të ketë të njëjtën ndjesi. Po si kryeministër atij nuk i lejohet të ndërmarrë vendime, pa i pasur ato të provuara dhe të çertifikuara.

Në kushte normale, asnjë shef ekzekutivi, që ka respekt për shtetin ligjor, nuk mund të nënshkruante një VKM për shpërblimin e familjes së viktimës, pa një vendim të formës së prerë nga gjykata për përcaktimin e kësaj vrasjeje. 

Por, për Edi Ramën propaganda ka rëndësi para ligjit, prandaj ai ka firmosur një vendim qesharak, ku për familjen e Klodianit, pagesa fillon nga 1 dhjetori, pra duke përfshirë edhe ditët që ai ishte ende gjallë.  

Image

Kjo nëpërkëmbje ndaj shtetit ligjor dhe të vërtetave, përcaktimi i të cilave nuk varet prej tij, është prova më e qartë se vendimi i fundit i qeverisë nuk ka të bëjë fare me një akt ndjese ndaj kujtimit të viktimës dhe familjes së tij. 

Qeveria i cakton pension, reagon ashpër babai i Klodian Rashës: Vrasje për së dyti! 

Ky pushtet është treguar dyfish abuziv: edhe kur e vrau Klodian Rashën, por edhe kur kërkoi të blejë me para dhimbjen që ai la pas. 

Prandaj, nëse për krimin e parë qeveria mëton të mbrohet pas justifikimt të “aksidentit”, për të dytin, ajo nuk ka se ç’të thotë, sepse korruptimi i njerëzve është në ADN e saj. Por ama këtë herë u kalua çdo limit, pasi u tentua të blihej kujtimi i dikujt që fatkeqësisht nuk i përket më botës sonë.  

©Lapsi.al



41 Comments

    1. Ky shkrime i joti eshte nje makaber njerzore dhe profsnale Jo se ti sulmone Edi Ramen por per shkaket se ti fute ne nje thes edhe familjen e Klodjan Rashes nje familje e zakont shqiptare me hadhet events me hajdute vrase gazetar politikan e deputet e njerz si ti vet! Se ju Kure Shiti e blehi nuk shitini ose blehni me nje pensjone se me ngren buke por me milona lek dhe me Vila ne gjirine Lalzit ose sikure Sali berisha i shkoi familjes se Hekuran Dedes me valigje me pare ajo eshte shitje e blerje por normalishte familja e Hekuran Dedes nuk e pranoje SE ata e dini se djalin ja kishte vra Sali berisha e Lulzim basha me urrdher nga ata. Nuk blehet e shitete Kush me nje pesone o I pa shpirti nje lloje si Gjyshi i jote ose Sali berisha e ilir hajduti!! Sa per person shume mire kane ber qe ja kane lidhe si viktimave te Gerdeci 21 Janarit dhe Per ngjarje qe ndodhi tani dhe pensoni nuk Ka te Ben me dresin po eshte e vertete duam dresise per Gerdeci per 21 Janarin dhe per ket rast we ndodhin tani

      1. Se pari meso te shkruash sepse kjo menyre te shkruari, te ben te dyshosh se nuk di as te lexosh. Ndersa per te kuptuar as qe behet fjale fare. Ka rene poshte shume niveli i shkrojtesve per sufllaqe. Ky arjani nuk ka mbaruar as filloren per menyren se si shkruan

  1. Edhe vete Joseph Goebbels, ministri gjerman nazist i Propagandes, do ta kishte zili kete bastard politik!

  2. Edhe nese plumbi ka bere rikoshet gjasat me te medha jane qe te konsiderohet vrasje nga pakujdesia dhe jo vdekje aksidentale. Faktikisht, nuk ka term ligjor penal vrasje aksidentale, por vrasje me dashje apo nga pakujdesia. Vdekja aksidentale lidhet zakonisht me veprimet e vete viktimes dhe nuk lind ndonje pergjegjesi financiare per shtetin. Pergjegjesia lind kur nje punonjes shteteror ben dem me dashje apo nga pakujdesia dhe mesa di une kjo nuk sjell ndonje diference ne masen e demshperblimit, sepse legjislacioni civil nuk merr ne konsiderate anen subjektive te vepres por vetem masen e demit te shkaktuar ne menyre te paligjshme. Termi i sakte ne keto rethana do ishte humbi jeten si pasoje e veprimieve te punonjesit te policise. Rhethanat specifike do percaktohen nga drejtesia. Familjaret me siguri do ngrene padi per me shume dem se kaq, dem ekzistencial psh, etj.

    1. o neri pikerisht se km perzihet si p…kudo ja fut kot; shpik terma juridik dhe merr vendime gjykate;truni e ka len, mania e pushtetit e dominon; me keq nuk ka si behet sot

  3. bushat je glorioz.po karakurva koreane me fytyreqenin e kamorres qe e kane gjak e kuptojne shume mire ,por nuk ndihen sepse jane ne borderone informale te rames .at po embrojne me mish e me thonje sepse e dine qe largimi i k rames do ekspozoje veprimet e tyre mafjoze.nuk kane shpetim .reagimi i shqiptareve do te jete i paparashikushem .urrejtja eshte me e madhe nga ana e ne qe e mbeshtetem me shume se sa te djathtet e saliut.

  4. Që Rama nuk don e as nuk ja ka idenë për normat dhe rregullat e një shteti normal ligjor kjo ka 8 vjet që dihet, ai ka vepruar siç ka dashur dhe ligjet i kanë bërë më mbrapa, thjesht i kanë mbuluar me propagandën “po vje era shtet”.
    Ky akt normativ është si të gjitha skemat e PPP, vetëm kështu kupton Rama dhe sekti i tij, kjo është gjuha e tyre me të cilën komunikojnë..

    Nëse polici ka nxjerrur armën dhe ka hapur zjarr, vrasje quhet sepse pistoleta nuk nxirret për të bërë dialog por është mjet për të vrarë.
    (e justifikuar a jo, pati arsye ose rrethana të tjera e vendosin provat dhe faktet por vrasje mbetet përsëri).

    ps: Po të lexosh artikujt e Mero Bazes të fillim viteve 2000 në lidhje me proçeset gjyqësore të Ramës për punën e marrdhënieve baba-djalë mund të kuptosh dhe mungesën e empatisë dhe normave minimale të sjelljes ndaj familjes së viktimës. I ka shkuar gjithë lukunia e sektit me politikanë e gazetarë mbi 3 herë brënda javës pa pikë turpi!!!

  5. OR ANDI ,KY YMER GELBAZA KELLIRA A ESHTE KY KUR JA PUBLIKOJ DOSEN E EDI RAMES SE SI KRISTAQI E KISHTE GJETUR QELSIN E DHOMES SE GJUMIT TE EDI RAMES thotë:

    ZAGARET E EDI RAMES ,YMER GELBAZA KELLIRA,TAKU NGJELA CARLO BOLJA BOLINO ,KOL SALLAKU SKYPE ,FRROK SURRUTSHEMTURI DHE SKENDER KURVA MINGJOZI ,PO DEBATUAN ME ANDI BUSHATIN DHE ARMAND SHKULLAKUN DO TA FUSIN BISHTIN NEN SHALE DHE DO IKNIN ME TURP NGA STUDIOT

  6. Vdekja aksidentale mund te vije vetem ne rastin kur kundravjtesi vepron ne kushtet e vetebesimit te tepruar. P.sh. nje person qe po drejton nje makine dhe duke besuar ne menyre te tepruar ne aftesite e tij, ben aksident. Ose dikush duke menduar se arma nuk eshte e mbushur, ia drejtin nje tjetri dhe qellon. Pra nuk eshte vrasje me dashje e per kete arsye mund te quhet aksidentale. Tejkalimi i vetembrojtjes se nevojshme, mund te ndodhe vetem ne momentin kur autori i vrasjes sulmohet. Nese intensiteti i mbrojtjes e tejkalon intensitetin e sulmit, atehere jemi ne kushtet e tejkalimit te vetembrojtjes. P.sh. nese je person sulmon me gure apo me thike dike tjeter dhe ky tjetri duke mos patur menyre per te ikur, nxjerr armen dhe e vret, jemi ne tejkalim te vetembrojtjes se nevojshme. I ndjeri ka qene duke ikur dhe eshte qelluar me plumb pas shpine, kjo eshte vrasje me dashje. Nuk mund te konsiderohet as vrasje e thjeshte sepse ai nuk e ka sulmuar ate qenjen me uniforme (nuk mund te quhet as polic dhe as njeri ai qe ben nje vrasje te tille). Vrasja e thjeshte qe denohet nga 10-20 vite burg, eshte vrasja ne zenje e sipergje per te cilen as qe behet fjale ne rastin konkret.

    1. Po me gjete term vdekje aksidentale ne kod penal ta gezosh diplomen. Termi eshte vrasje nga pakujdesia sepse kodi penal fajeson veprimet(vrasja) dhe jo pasojat (vdekja). Aksidenti eshte rrethane faktike dhe ne asnje rast nuk tregon pergjegjesine e autorit qe eshte aspekt subjektiv, prandaj perdoret termi pakujdesi. Tani, vrasja nga pakujdesia, pervec vetebesimit te tepruar behet edhe prej neglizhences. Rasti i dyte me plumbin eshte tipikisht i tille (harron te kontrolloje armen).
      Kjo eshte vrasje e qarte me dashje (minimumi te terthorte), por me siguri do e nxjerrin nga pakujdesia.

  7. Nuk ri dot Bushati që për çdo kritikë për psikopatin Rama, ta lidhë me Gërdecin apo 21 Janarin apo më saktë me Berishën.
    Nuk u ndanë ndihma për Gërdecin vetëm për familjet e viktimave por qeveria investoi edhe për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara të fshatit.
    Ishte kjo arsyeja që banorët e zonës edhe pas aksidentit të Gërdecit (ai ishte vërtetë aksident e nuk mund të krajasohet me vrasjen me armë nga një polic mafioz të Klodianit), e votuan në shumicë Partinë demokratike megjithë lehjen e qenve të sojit Mero Gëlbaza.
    Edhe pas 21 janarit, qytetarët e Tiranës votuan Bashën e jo Ramën.

  8. Je krejtësisht i besueshëm e normal o Bushat, kur e cilëson si tallje për familjen e viktimës që Rama e quajti vrasjen e tij me armë nga një polic si vdekje aksidentale.
    Por vërtetë mendon se paska shkuar në Gërdec Berisha dhe i ka vënë fitilin e barutit depos së armëve që të vrasë 26 persona ? Nuk dij që Berisha të ketë qenë roje sigurimi i fabrikës së mikut të Ramës, Delijorgjit

  9. Këtë vit ndodhi në Bejrut një shpërthim i ngjashëm me Gërdecin por me përmasa më të mëdha.
    Nuk pashë në asnjë media të botës që të quante kryeministrin apo qoftë edhe kryetarin e bashkisë të Bejrutit si “vrasës”

  10. E perdora termin “vdekje aksidentale” thjesht ne “respekt” te kryeministrit qe nuk respekton as te vdekurit kur eshte puna per karriken e tij. Natyrisht qe vdekja eshte pasoja dhe jo figura e vepres penale. Ne kete kontekst shpjegova ne menyre te thjeshte per ta kuptuar edhe sufllaqexhinjte qe dihet se jane injorante dhe maksimumi kane marre ndonje dipllome fallco pa mbaruar as shkollen e mesme.

    1. @Juristi, ishe shume i qarte dhe falemnderit per komentin, se ishte kenaqesi te lexoje dicka me vlere ne kete llumin me sharje rruge.

    2. Jurist ti e paske mbaru juridikun para shkolles se mesme.
      1. Nuk ka vdekje aksidentale. Per me shume shiko pergjigjen e Nerit me siper.
      2. Aksidenti me pasoje vdekjen, nuk vjen vetem ne kushtet e vetebesimit te tepruar (hajde term hajde), por edhe si pasoje e difekteve veglat e punes. Po sikur psh pistoleta te jete (ishte) jashte kushteve teknike?

      1. Jo vetem para shkolles se mesme, por para fillores. Ne nje koment, nuk mund te shpjegohet i gjithe kodi penal i RSH. Por jo vetem kaq, por kodi penal merret me veprat penale, per pasojat e veprave te ndryshme, penale jepet edhe denimi qe eshte mase parandaluese (per te mos lejuar kryerjen e veprave te tjera) por njekohesisht edhe riedukuese (te pakten ky eshte qellimi sepse riedukimi eshte shume i rralle). Megjithate, duke mos ditur shkrim e kendim, besoj te kem qene mjaftueshem i qarte ne ato qe kam thene.

      2. Te gjith u bete jurist net komentet e tuaja perball shkrimit t bushatit asnjeri nuke arsjetoj ndryshe p sh nga I Merr Edi rama tet pensione qe do paguaj families se te ndjerit nga takspaguesit fukarenj park buk se te pasurit e dime se ne shqiperi nuk paguajn futen ne politik per shembull alfredo peza sa u be I pasur u be depute po sikur edi rama me banden E tij te vras nja 100 beta aksidentalisht siq thot ku do ti marri leket 800 pensione te tjera se nga xhepi jo spaguan nje pytje kisha pensione I te moshuarit dihet sa ka jet mer pension pensioni I te vrarit sa vjet zghat

  11. Lulzim Basha u zgjua sot pasi kishte fërkuar prej ditësh duart (dhe pse i kishte futur duart në protestë me mënyrat informale) duke parë nga vila e tije ngrohtë djegien e Tiranës në të cilën nuk bëri asnjë punë. Me siguri, që fëmijët e tij po rrinin pranë tij në vilën e tij luksoze në Tiranë ose në Holandë , ndërkohë që minorenë të tjetër të popullit digjinin qytetin nën yqmin e njerëzve të tij e të Ilir Metës e Sali Berishës.

    1. Boooo si ka mundesi qe nuk jane te kenaqur me Edi Ramen e banden e hajduteve ky milet por me paturpesine me te madhe dalin dhe protestojne. Kush jua jep kete te drejte eeee? Turp t’ju vije!:)

  12. E akuzuan se po blen gjakun me pensionin special për familjen, ndërkohë që të gjithë e mbajmë mend që Berisha ka ndarë lekë në të zezë “cash”, për viktimat e Gërdecit, për t’i futur në garë kush mori më shumë.

    E sulmojnë policinë se ka dhunuar gazetarë në protestë, dhe në fakt ka dy- tre raste të tepërimit nga policia, ndërkohë që më 21 janar, Sali Berisha ka vrarë me armë zjarri gazetarë. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Hekuran Deda është vrarë në tavolinën e transmetimit të gazetarëve, pra është vrarë si gazetar.

    Fatos Mahmutaj u vra si gazetar, por Zoti e fali vetëm duke e plagosur. Sali Berisha dy orë më pas e kërcënoi të mbyllte gojën, pasi ishte siguruar nga Sandri “se ishte gërvishtur duke u rrëzuar”.

    Kam parë veprimtarë të shqetësuar pse u ka shkuar fletë thirrje nga policia për t’i pyetur rreth protestës, ndërkohë më 21 janar, Sali Berisha shpalli me gojë të tij dhe me Komision Hetimor parlamentarë, katër gazetarë si autorë të grushtit të shtetit.

  13. Bushati e mban mend besoj kur100 burra,gra dhe femije u mbyten ne det nga nje anije luftarake Italiane.
    Ishte nate makabre e vitit 1997 per shqiperine.Pyetja eshte kjo pse iken drejt Italise kur demokracia e Saliut ishte shembulli me i keq i qeverisjes.
    Kush cau sumen per keta 100,askush..as gjyq nuk bene italianet sepse Ai ishte qendrim shteteror ..u moren ca para dhe qeveria iu serivilos Italianeve.KAQ.
    Mjere atij qe i ha bytha dhe, se per ju apo shtetin kemi vdekur te gjithe,..
    Historia perseritet njelloj me po te njejtet emra.
    Pse do presim sa Bushati apo Shkullaku te na japin mend….100 iken ,u mbyten naten ne det,te tjere jane bere gati per te kenaqur jarget me shkume te Saliut dhe Metes qe nuk ngopen nga gjaku qe rrjedh.
    Ato pordhet e Rames,Saliut.Metes apo Bashes apo Bushatit e Shkllakut se i vika keq,jane per teater.,mjere te vraret.
    Me vota nuk zot qe heq Ramen sepse asnje nuk ka moral me mire.Kriminel Saliu behet gati per gjak.
    Mire te na behet,Saliu ja qi nonen ketij populli.

  14. Ka kaq dite qe Bushati eshte ne krye te turmes lincuese te policit (dhe gjithe policise dhe qeverise ne fakt) Polic vrases, polici qe vret mbas shpine, polici e terrorit….
    Tani Bushati i fut nji piruete 180 grade dhe thote: ore dale prit, si ka mundesi qe kministri flet e vendos pa fole gjykata?

    Dhe nuk eshte vetem llogjika debile qe mundohet te perdore kunder Rames, eshte edhe keqdashesia malinje ndaj familjes te se ndjerit. Drejt e ne titull.

    Zvarranik pa shtylle kurrizore, qe ske per tu bo ndonjehere njeri.

  15. YMER GELBAZA KELLIRA THOTE SE GREG KRISTAQ RAMA NUK ESHTE I EDI RAMES,POR I KRISTAQ RAMES ,BABAIT TE EDI RAMES-KJO ESHTE LESH E LI ,SDI KUSH JA KA FUT KUJT/-CITON YMER GELBAZA thotë:

    OR KY EDI RAMA I KA 2 DJEM APO 1

  16. Analize e sakte Andi per tejkalimin hajvan nga ana e Rames te ekspertizes profesionale per vrasjen qe ndodhi, si dhe per veprimin e neveritshem te tij per blerjen e prinderve duke i shperblyer me para per djalin e ikur. Ky veprim i fundit eshte tipik i njerzve te ulet qe mendojne se gjithcka blihet me para. Mjer populli ne c’duar ka rene!

    Apo kur mundohen te na qetesojne edhe ambasadoret e huaj duke na thene “pa dhune, me qetesi!”, gje qe nuk zgjidh asgje, kur nderkohe situata ne fjale kerkon urgjentisht nje zgjidhje konkrete, shume te gjere dhe gjithperfshirese, qe me e pakta kerkon doreheqjen e gjithe hierarkise policore dhe te vete kryeministrit per atmosferen e dhunes qe ka krijuar.

    Dhe e fundit, kur te huajt te thone “qetesi, qetesi!”, pergjigju me pyetjen retorike – “Po kur kercet dajaku, si t’ja bejme??!!”.

    P.S. Le te mos te harrojme ketu faktin rrenqethes qe shfaqet kudo dhe kurdohere, qe ne shqiptaret harbuterine dhe dajakun i kemi fort ne gen. Une e di mire qe shumica e shqiptareve ka probleme te forta mendore socio/psikopatike, por gjithcka do shkoje ne vend ne kohen e vet .

    .

    1. Miro je qe je. A na e shpjego dot se cfare ndodh ne US nese dikush nuk i bindet policit dhe me shume gjasa ka pistolete ne dore?
      A ndodh atje qe kur dikush vritet nga policia, qofte edhe gabimisht, e gjithe hierarkia policore te jape doreheqjen?

      1. Posi mer mik ta sqaroj une! E para, si e mendon Ameriken ti, vend i kulluar ku nuk ka dhune policore si dhe korrupsion ne rradhet e policise?! Ka plot! Edhe ketu funksionon “MIKU”. Edhe levizja “Defund the Police” kishte meriten e saj legjitime kunder dhunes policore te policise amerikane, pavarsisht se u keqperdor qellimisht nga forcat anarkiste (BLM dhe ANTIFA) me vone. Kuptohet jo e gjithe policia amerikane eshte e dhunshme, por qytetet e medha jane me problematike. Ne qytetet e vogla te qeta policia eshte me e sjellshme. Ketu tek mua ne New Jersey policet na pershendesin per dite dhe sidomos mbas ketyre ngjarjeve jane bere edhe me te sjellshem.

        Tani, ne US nese ke arme ne dore, te kerkohet te hedhesh armen, nese nuk bindesh vjen goditja fatale (ose jo), gjithmone ne varesi nga situata. Sidoqofte hapet nje investigim per policin i cili mund te humbi edhe punen si dhe te procedohet penalisht. Po, nese vrasja eshte e padrejte dhe shefat e mbulojne ate, ka pas raste kur eshte ngritur ne kembe populli dhe jane marre masa me te forta me pushime nga puna per ato shefa. Por edhe ketu ka miq … Dikur ne vitet 1980 ne Brooklyn NY njerzit pushtuan rajonin e policise per dite me rradhe per nje dicka te ngjashme dhe pati shume ndryshime atehere.

        Tjetra, qe ti po terheq vijen qeveritare kjo duket sheshit. Tregohu i ndershem, Klodiani NUK kishte arme, kete mos e harro. Por ne ketu po flasim per ATMOSFEREN policore dhunore e kudo ndodhur ne Shqiperi dhe as ka per te ndryshuar ndonjehere po nuk u ngriten njerzit. Dhe qe te te pergjigjem – Po! Ne Shqiperi eproret e medhenj duhet te pergjigjen per kete gje qe ndodhi e me teper. Po per rastet kur policia/shteti mbulojne apo perkrahin krimin dhe korrupsionin galopant cfare duhet te themi?? Kush do pergjigjet per to?? Por e di qe kjo druge mesele (ceshtje tjeter)…

        E kuptoj qe u zgjata ca, por e vlersoj tonin profesional te replikes. Nese ke pyetje tjeter, jepi, ketu jam!

  17. E thene me dy fjale or z. Bushat,
    rene fare shkurt edhe pa u zgjat,

    Pusht-shtet i ketij Rame hajvan,
    qe nate te vret dhe diten te qan!

  18. Nderkaq nuk kane te sosur qyfyret me keta ministrat rilindjote.
    Sot ishte rradha e asaj bibes Kushes ministres Arsimit qe t’ja gjuanin me boje e veze seline e ministrise pas deklarimit te djeshem te saj se “Te rinjte protestues do ti trajtojme me psikolog”
    Sa per dijeni, kjo Kushja eshte nje vegel qorre e simbolit Rilindjes, atij kok trekendeshit derrit katunar librazhdjot Kryetar i Grupit rilindjot ne parlament dhe i Asamblese rilindjote, besoj ja mbani mend surratin prej Shvejku

  19. SPAK e ka regjistruar si procedim penal këtë kallëzim që tashmë mban numrin 287/2020. Shorti për të hetuar këtë kallëzim i ka rënë prokurores Enkeleda Millonai.

    Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.Shpellkare e cecene sot ne protesten e stres Salihu,mos harroni o bythlepirsa bythqire te pd

    1. Ej Ethem bythqir Lalaj moj Gomarica madhore e Rames. Ty nuk ta kane fajin ato qe u thua shpellkare por ajo bytha jote e thate qe nuk rri dot pa karet e tyre thelle der ne musteqe mor plak kurve.

  20. MI PO ME CUDIT SJELLJA E BABES SE VIKTIMES NQS JANE TE VERTETA ATO QE THOTE SHTYPI RILINDAS SE PO ME KUJTON HISTORINE ME SHKURTE PAL VATEN

  21. Një video e cila po bën xhiron e rrjetit tregon me statistika rezultatet dhe shifrat reale të vr asj eve dhe v ikt im ave në periudhën që Lulzim Basha drejtonte këtë dikaster.

    Video e cila po qarkullon në rrjetet sociale flet edhe për 21 Janarin, pikërisht kur Lulzim Basha mbante detyrën e Ministrit të Brendshëm dhe për të gjitha statistikat e tjera që kanë të bëjnë më numrin e vr as jev e dhe ngjarjeve të rënda në atë kohë

  22. Për fat të keq në kohën e diktaturës enveriste nuk pati mundësi që mediat të regjistronin masakrat e vrasjet e rreth 50 intelektualëve të shquar patriotë që u pushkatuan me preteksin se në ambasadën sovjetike u hodh një shashkë që nuk theu as xhamat. Nuk kemi dëshmi të filmuara të mijra të vrarëve e dhjetra mijëra familjeve të internuara nga regjimi kriminal. Nuk kemi filmime të dyqaneve bosh ku shkruhej “Mish” e gjeje “Kasap”.
    Ama sot kemi filmime nga mediat po të komunistëve, që nxjerrin fëmij e të rij të frustuar për vrasjen kriminale nga policia të një të riu 25 vjeçar, me motivin paradoksal se u vra për tja mbrojtur jetën nga Kovidi.
    Në studiot e emisioneve televizive të bythëlëpirësve të Ramës, dëgjojmë birin e Kiço Ngjelës të thotë për vrasjen e të riut e protestat për këtë vrasje, se “nuk digjet jorgani për një plesht”
    Bëhet zhurmë[ e madhe sot po nga komunistët e nga ish spiunë të sigurimit, se opozita demokratike paskej paguar disa dhjetra adoloshentë e të rij për të djegur bredhin e krishtlindjes që është simbol i krishtërimit europian,po nga ata kriminelë që i shkatëruan të gjitha kishat e xhamitë e që masakruan priftërijtë katolikë të Veriut.
    Ndërkaq lavdi Zotit të filmuara i kemi edhe nga mediat europiane, ku oficerë “vullnetarë të Enverit” hapën depot e armëve në vitin 1997, ku kemi pamje makabre të fëmijve 10 vjeç të ngarkuar me dy kallashnikovë në supe, e kemi pamjet e një deputete socialiste që si vampire thithte gjakun e një oficeri të vrarë në krye të detyrës.
    Bëhet zhurmë e madhe me hipokrizi sot se qënkan dëmtuar nga ca fëmijë dy semaforë e qenkan thyer ca xhama, e harohet se janë të filmuara në 1997 pamjet katastrofale të shkatërimit nga bandat kriminale të qindra objekteve publike, vjedhjeve të bankave e mijra të vrarëve, vetëm për të riardhur në pushtet kriminelët enveristë.
    Bëhet krahasimi i protestave paqësore të opozitës apo qoftë edhe këto protestat e dhunëshme të të rijve në këto dite, me protestën e dhunëshme të 21 janarit ku 5 orë rrjesht u sulmua kryeministria, policia e Garda me thirjjet që le të vriten edhe mijra shqiptarë që në pushtet të vijë i biri i Kristaqit e nipi i Spiro Kolekës apo edhe i biri i Kiço Ngjelës
    Vazhdohet edhe sot të akuzohet qeveria Berisha se paska vrarë 4 protestues “të pafajshëm”, kur nga hetimet që zgjatën mbi një vit, rezultoi se ata ishin vrarë nga Garda shtetërore në mbrojtje të institucionit e tani e dijmë se nuk paska qenë kështu.
    Një oficer të gardës që shtiu kundër protestuesve , çuditërisht kur protesta ishte shpërndarë, organizatori i asaj proteste të dhunëshme, Edi Rama, vitin e kaluar e bëri kryetar bashkie në Mat me zgjedhje një partiake.
    Ja paskan bërë krimin e madh ca adoloshentë që në zemërim për vrasjen e Klodianit, paskan gjuajtur me gurë policët e për këtë u goditën shtazërisht nga policia dhe u arrestuan jashtë çdo ligji.
    Lexoj sot në Zërin e Amerikës një shkrim që i bën jehonë dënimit të veprimeve të dhunëshme të policisë shqiptare ndaj protestuesve adoloshentë e gazetarëve, nga KiE, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e organizatave botërore dhe europiane të mediave.
    Në mediat e kapura nga Rama, nuk përmenden fare këto denoncime, po shfrytëzohet një deklaratë e pakjartë e ambasadores amerikane që shfrytëzon “informacionet” e Edi Ramës apo të ndonje personazhi negativ si Kreshnik Spahiu i shpallur non grata në SHBA.
    Në mediat më të fuqishme televizive, dominojnë ca mirditorë si Ndrecër e Frrokër që kanë shkelur mbi gjakun e prindërve të tyre të persekutuar nga komunizmi që i bëjnë avokatinë nipit të Spiro Kolekës, një personazhi kontravers e psikopat si Rama.
    Kanë qenë të detyruara si Klan, edhe Top Channel që të paraqisnin publikisht denoncimet e Zërit të Amerikës e Bild për përgjimet që ja nxjerrin plotësisht kallajin qeverisë Rama, si një qeveri e korruptuar dhe e lidhur me grupet mafioze të trafiqeve të pista për të siguruar vota në rrugë kriminale..
    Paturpësisht në këto media thirren autorët e atyre ndyrsirave të denoncuara publikisht që ti bëjnë avokaturën Ramës.
    A ka sy e faqe Eni Vasili që të bjë një emision për mbrojtjen e të drejtave të femrave nga dhuna maskiliste, kur pas një skandali të Frrok Çupit që ofendoi një femër intelektuale si Grida Duma, e thërret ate përsëri për të bërë avokatin e një dhunuesi tjetër të femrave, Edi Ramën ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *