• |
ide | kryesore

Bastet në futboll, vendoset për nënkampionin e botës: “Më shkatërruan jetën për interes mediatik”

-Instant, Sport



Hetimi për bastet e futbollit është i përfunduar: e kanë vendosur gjyqtarët e gjykatës së Kremonës, duke mbyllur procesin kundër pesë të pandehurve të fundit përfshirë Beppe Signori, nënkampion i botës me kombëtaren italiane në 1994 dhe i vetmi që u paraqit në sallën e gjyqit këtë mëngjes. “Më pëlqente të vija baste, por gjithmonë e bëja atë në një mënyrë të drejtë dhe kurrë nuk kam manipuluar asnjë ndeshje. Më shkatërruan jetën vetëm sepse emri im garantonte interes mediatik”: tha Giuseppe Signori, ish-bomber i Foggia, Lazio dhe Bolonjës si dhe ekipit kombëtar italian.

Përveç Signorit, ishin të akuzuar edhe ish-futbollisti serb Almir Gegic, ish-kapiteni i Barit Antonio Bellavista, ish-portieri i Cremonese Marco Paoloni dhe korrieri Valerio Giosafatte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *