• |
ide | kryesore

“E bëre policinë si ushtri”/ Lleshaj nuk përmbahet: Marrëzi dhe idiotësi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga akuzat që i janë bërë shpesh Sandër Lleshajt është se si ministër i Brendshëm i ka dhënë frymë ushtarake Policisë së Shtetit. Jo vetëm për shkak të disa metodave të ashpra të përdorimit gjatë protestave të opozitës, por edhe për tentativat që bëri për të futur në rangjet e larta të uniformave blu zyrtarë të ushtrisë. Nëse në emisionin “Real Story” ai mbajti një ton të qetë, përmendja e kësaj akuze ishte e vetmja që e detyroi të ndryshojë qëndrim.

“Nëse ka një çështje për të cilën nuk gjen fjalë, është kjo akuzë e bërë nga disa persona, për të cilën nuk gjej asnjë definicion brenda etikës. Thënia që; ka futur frymën ushtarake në Policinë e Shtetit më duket në kufijtë e marrëzisë si argument. Është marrëzi që motërzohet me idiotësinë. Pse?! Të thuhet se ministri paska bacgraund ushtarak dhe na kërcënoka, etj!

Ushtarakët janë qytetarë të barabartë të këtij vendi. A kanë të drejtë ushtarakët të zgjidhen pasi të lënë uniformën, po! E kam bërë dy herë, pasi jam liruar dy herë. Ata kanë të drejtë të zgjidhen, ushtarakët, mund të bëhen dhe ministra, kryeministra, e presidente.

Këta se militarizojnë qeverinë. Nëse vjen një veteriner në krye të Ministrisë së Brendshme çfarë natyre do i jap ministrisë së Brendshme?! Apo një doktor?! Do i trajtojë si pacientë, apo si viruse! Kushdo që të vijë në postin e ministrit të Brendshëm do të vijë nga një profesion i caktuar”, – tha Lleshaj. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. kapter zemerzi shpirtkatran.
    ke shitur shpirtin per karrige

    ke duart me gjak dhe xhepat e me paret e droges

    felliqesire!

  2. E akuzuan se po blen gjakun me pensionin special për familjen, ndërkohë që të gjithë e mbajmë mend që Berisha ka ndarë lekë në të zezë “cash”, për viktimat e Gërdecit, për t’i futur në garë kush mori më shumë.

    E sulmojnë policinë se ka dhunuar gazetarë në protestë, dhe në fakt ka dy- tre raste të tepërimit nga policia, ndërkohë që më 21 janar, Sali Berisha ka vrarë me armë zjarri gazetarë. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Hekuran Deda është vrarë në tavolinën e transmetimit të gazetarëve, pra është vrarë si gazetar.

    Fatos Mahmutaj u vra si gazetar, por Zoti e fali vetëm duke e plagosur. Sali Berisha dy orë më pas e kërcënoi të mbyllte gojën, pasi ishte siguruar nga Sandri “se ishte gërvishtur duke u rrëzuar”.

    Kam parë veprimtarë të shqetësuar pse u ka shkuar fletë thirrje nga policia për t’i pyetur rreth protestës, ndërkohë më 21 janar, Sali Berisha shpalli me gojë të tij dhe me Komision Hetimor parlamentarë, katër gazetarë si autorë të grushtit të shtetit.Je nje kopil ferrash ti i ores 22:35cfare mund i thuash salihut per te gjitha vrasjet qe ka bere per 20 vjet

  3. Jam kunder fjales “Ushtri” per M.B. sepse shqiperia nuk ka ushtri e nuk ka mentalitet ushtari. E shumta mund ti thuhet “Bajraktarizem” Ministrise se Brendeshme

  4. Te RealStory paska qene dikush qe i ka shpetuar KolPallMasturbatorit dhe ka vene Llesh Pangolinin ne pozite te veshtire???!!!???!!!???!!!

  5. Gazetari Agron Gjekmarkaj në një shkrim të hoqi vemendjen se kishe shumë ngarkesë urretje si Ministri i parë katolik në kete dikaster (MPB). Pra ti erdhe i karikum per ti shpartallu myslymanet e PD dhe kudoqofshin nëpër Shqipëri. Deklarove se polici në çdo veprim të tij ka emrin e Sander Lleshajt. Po tani mor TRIM, çfarë emri ka polici? E lexuam nu ka emrin tënd. Ti je dashakeq ndaj myslymaneve sikurse edhe Edi Rama edhe pse ky ka gjet strehë nën gjysmëhënën e turkut fondamentalist myslyman Erdogan. E mbylle karieren duke vrare nje myslyman ne lule te rinise, harram! Sa për ushtarak dhe gjeneral që jeshe ta thom u: Gjeneral qe i merr gradat vetem me shkolle e pa luftuar eshte bythepambuk dhe burokrat, ndoshta i pregatitur per grusht shteti si Pinochet. Diktatorin po, e qan si faondamentalist katolik qe je. Por ky tjetri qe eshte edhe orthodoks edhe katolik edhe myslyman nga gruja ta futi gishtin mu ne bythe. Ç’ta ka lujt zotin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *