• |
ide | kryesore

Imazhi i tij përballë Bernabeut, Laporta nis fushatën me provokim për Real Madrid: “Dëshirë për tiu riparë”

-Instant, Sport



Joan Laporta ka zgjedhur profilin e tij Tëitter për të nisur fushatën elektorale. Ish-numri 1 i klubit të Barcelonës ka publikuar foton e tij në një godinë përballë Santiago Bernabeut, stadiumi i rivalëve historikë të Real Madrid, ku ka shfaqur imazhin e tij në një pankartë gjigante, me dedikimin: “Dëshirë për tiu riparë”. Një gjest që është një rrugë e mesme mes provokimit simpatik për blancos e dëshirës për të entuziazmuar tifozët katalanas.

Joan Laporta ka nisur nga Madridi një tur që do të vazhdojë në ditët e ardhshme në Malaga e Granada e që ka objektivin ti drejtohet të gjithë ortakëve të Barcelonës në Spanjë. Ajo e kryeqytetit ka qenë një operacion klasik e ‘street marketing’ që do ti ketë pëlqyer shumë tifozëve katalanas që, këto kohë, kanë pak motive për të buzëqeshur duke parë rezultatet e skuadrës së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *