• |
ide | kryesore

“Kur dola e pashë, ishte numri 20 i Rossit”: fanella e tre golave kundër Brazilit në shitje

-Instant, Sport



Fanella e Paolo Rossit – “ajo” fanellë, uniforma e kaltër me numër 20 me të cilën Pablito, në 5 korrik 1982, në Botëorin e Spanjës, i shënoi tre gola Brazilit – është në shitje për 50mijë dollarë. Ka vetëm një kusht: “E kam të rëndësishme që ai që do ta blejë të jetë i lidhur me botën e sportit”. Ai që ka folur, nga shtëpia e tij në Ribeirão Preto, në Brazil, brenda shtetit të Sao Paolos, është pronari i ligjshëm i saj, Juninho Fonseca, 62 vjec, mbrojtës rezervë në Brazilin e’82 e në pankinë në Sarrià të Barcelonës në 5 korrikun e atëhershëm. Juninho Fonseca në 1982 luante në Ponte Preta, pastaj kaloi tek Corinthians, me Vasco da Gama e Cruzeiron, e në Japoni fitoi dy kampionate me Yomiuri. Si trajner, maksimumi i tij ka qenë pankina e Corinthians, në 2003-2004.

“Unë atë ditë isha në pankinë, sepse Edinho, zëvendësuesi i parë i mbrojtjes ishte i dëmtuar. Në fund të ndeshjes hyra në dhomat e zhveshjes së Italisë sepse doja ta këmbeja fanellën time me numër 14 me një “camisa azul”. Nuk kisha pretendime, më mjaftonte një cfarëdo. Dikush, nuk e kujtoj kush, po nuk ishte lojtar, ndoshta një nga stafi i magazinierëve, nuk e di, më dha një qese me fanellat brenda e unë në atë moment as nuk e pashë e kujt ishte. Kur dola e pashë: ishte numri 20″.

E tani vlera është 50 mijë dollarë dhe ka një kusht: “Nuk e di, për mua besoj se janë mjaftueshëm, nëse dikush ofron më shumë aq më mirë. E rëndësishme është që fanella të përfundojë në duar të mira. Është një ish-lojtar i Brazilit që ma ka kërkuar me ngulm, por deri tani nuk kemi gjetur akordin. Nuk dua të them kush është”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *