• |
ide | kryesore

Presioni i protestave/ Prokuroria rrëzon policinë për vrasjen e Klodian Rashës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Mëngjesin e të martës në 8 dhjetor, njoftimet e para të policisë për vrasjen e Klodian Rashës dhanë një version të ngjarjes, ku dallohej tentativa e manipulimit, përmes rrethanave që synonin ta lehtësonin policin nga akuza e vrasjes. Qëndrimi i njëanshëm i hetimeve u vu re nga njoftimi sipas të cilit Nevaldo Hajdërajt ishte në errësirë kur qëlloi me armë, edhe pse kjo nuk ishte e vërtetë, nga tentativa për ta “armatosur” Klodian Rashën me një pistoletë që u gjet qindra metra larg vendit ku ai u vra, apo nga përpjekja për të inskenuar një “përballje” të paqenë mes 25 vjeçarit dhe policit.

Rama vizitë në familjen e Klodian Rashës

Në frymën e manipulimit nuk ishte vetëm policia. Ministri i Brendshëm, kur njoftoi dorëheqjen nuk përmendi “vrasjen”, por foli për “humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri”. Ndërkohë babai i Klodian Rashës e quajti një vrasje të dytë të të birit, atë që shkruhej në vendimin e qeverisë që i lidhi pension familjes dhe që ishte firmosur nga kryeministri Rama, kur vrasja cilësohej si “humbje jete aksidentale”. 

Lexo edhe: Rama tek familja Rasha/ A do të ndryshojë akuza për Nevaldo Hajdërajn?

Por me një qëndrim publik, prokuroria duket se i ka dhënë fund përpjekjes së manipulimit të vrasjes nga organet shtetërore. Momentet kur rrëzohet alibia e Policisë së Shtetit për ta lehtësuar Nevaldo Hajdërajn janë tre.

I pari është versioni sipas të cilit ka pasur një përballje mes policit dhe 25 vjeçarit Klodian Rasha. Në njoftimin e SHÇBA, rreth 15 orë pas vrasjes thuhet se Klodian Rasha “është larguar me vrap dhe në ndjekje e sipër është përballur me punonjësin e policisë N.H., i cili pasi nuk ka arritur të kapë dhe prangosë atë, ka hapur zjarr me armën e shërbimit në drejtim të tij”.

Lexo edhe: Dëmshpërblimi për familjen/ Manipulimi i Ramës me vrasjen e Klodian Rashës

Në fakt, Klodian Rasha u vra me plumba pas shpine. Nuk kishte asnjë përballje mes tij dhe policit, një fakt që e pranon edhe prokuroria, kur shkruan se nuk pati dhunë mes Nevaldo Hajdërajt para se ky të qëllonte 25 vjeçarin për vdekje.

“Në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhune” shkruhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës, ku përshkruhet momenti i vrasjes së Klodian Rashës.

Pikërisht ky element i ngjarjes duket se ka çuar në rrëzimin e një momenti të dytë të versionit të policisë, që ka të bëjë me akuzën fillestare, që formuloi SHÇBA, “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Duke qenë se nuk kishte përballje, nuk mund të kishte as dhunë, për pasojë nuk mund të kishte as sulm drejt policit dhe as mbrojtje të tij. Për pasojë duket se prokuroria do të shkojë drejt rëndimit të akuzës që mednohet se është ajo e vrasjes me paramendim.

Lexo edhe: Historia/ Nga justifikimi i dhunës policore te manipulimi i vrasjes së Klodian Rashës

Pika e tretë që u rrëzua nga prokuroria është shpjegimi që iu bë gjetjes së pistoletës disa qindra metra larg vendit të ngjarjes dhe që, sipas policisë “dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar”. Ndryshe nga policia, prokuroria e lë të hapur këtë çështje, nuk jep interpretime dhe thotë se po kryen veprime hetimore që synojnë “identifikimin e autorësisë të armës te zjarrit të gjetur në Rrugen ‘At Zef Valentini’, si dhe mekanizimit te rrethanave te gjetjes së saj”.

Pas ofrimit të trajtimit financiar, Rama shkon sërish të takojë familjarët e Klodian Rashës

Qëndrimi i prokurorisë për vrasjen e Klodian Rashës një hap pas në të gjithë tentativën e manipulimit shtetëror, por është edhe një konfirmim se policia e shtetit u përpoq ta fshehë të vërtetën për historinë.

Lexo edhe: Qeveria i cakton pension, reagon ashpër babai i Klodian Rashës: Vrasje për së dyti! 

Ishte pikërisht kjo përpjekje një nga shkaqet që provokoi përplasjet e dhunshme në Tiranë, kur qindra protestues goditën policët, thyen xhamat e ministrive, dogjën zbukurimet e festave, shkatërruan semaforët duke e shndërruar kryeqytetin në një fushë-beteje për pesë mbrëmje me radhë. Aktet e revoltës u shoqëruan edhe me reagimet e forta publike të babait të Klodian Rashës, që duke parë lojën që po po luhej pas vrasjes së të birit, vazhdimisht ka bërë thirrje për drejtësi, duke çuar edhe në tërheqjen e autoriteteve nga manipulimi.©Lapsi.al



14 Comments

  1. Ahhhh!!! Sikur te ishte ashtu….!!!
    Nuk kishte dhe nuk ka akoma proteste dhe, nuk ka akoma asnje reagim ligjor…!!!
    Po te ndodhte ne nje Shtet ligjor (hipotetike se atje nuk ndodh keshtu), me se paku ngjarja shkon me disa vepra penale (pa u ndalur ne detaje/ per te bere shkence) dhe me disa te pandehur …!!!
    Çfare do te thuhet e hamendesohet ne ate qasje, ne fund kemi vetem ate qe quhet “ekzekutor” dhe me kaq e mbyll ngjarjen akuzatori yne…!!!
    Mjerim pa fund

    1. Cfare thu mer, cfare thu. Ne US, per nji ngjarje si kjo, polici do kishte fillu pune te nesermen. Apo US nuk te duket shtet ligjor ty?

  2. Hapen vende pune per polic,te kene shkolle 8 vjecare,te jene drogmen dhe zagar qe kontrollojne kazanet e plehrave.edmut ram hajvani d.v.

  3. Nuk duhet të drejtohet akuza vetëm tek një person pasi policia nuk vepron vetëm janë disa vepra penale të kryera nga autori i vrasjes dhe bashkepunëtorët e tij qe u përpoqën të fshehin të vërtetën të njollosin viktimën nepermjet deklaratave të rreme

    1. Fiks! Ketu kemi të bëjmë me shkelje te njëpasnjëshme nga pushteti, qe tregon gjithashtu edhe mos kokëçarjen e tyre per djalin qe iku. Ata po vrapojnë tani se u kapën me presh në dorë.

  4. Se mos ka vetem policin ky gerdalla i Surrelit me hajduter, me drogmen , gjobvenes, injorant, llapaqener siq eshte vete, pa lere administraten,e ter administrata sheteterore esht me e zez se ky gomari plak matuf i Surrelit??

  5. SPAK e ka regjistruar si procedim penal këtë kallëzim që tashmë mban numrin 287/2020. Shorti për të hetuar këtë kallëzim i ka rënë prokurores Enkeleda Millonai.

    Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.Gazekaret Koka dhe Hoxha i thone popullit shpellkare e cecen qe vijtima kishte hematoma dhe qe ishin perplasur me policin,Koka tha qe kishte dhe foto por veten lloqe,dhe prokuroria sot ka the qe nuk ka hematoma nuk ka pasur perplasje,prokuroria ka sqaruar ate qe dy gazekaret shpifen per llogari te ceceneve adoleshent te salihut

  6. Prokurorine beson ti o kari?
    Do jesh ndonje dobic prokurori ti more shejtan. Dmth kopil. Po ridvan jevgu, mire puna ne banke? Hajde spiun na thuaj ndonje llaf, se nuk i bihet me dore gjithe diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *