• |
ide | kryesore

Protesta në Durrës, të rinjtë me arkivol në dorë: Kush është tjetri që do të vritet?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme po zhvillohet protesta e shtatë në Durrës për vrasjen e Klodian Rashës. Bëhet e ditur se protesta është zhvilluar tek sheshi ”Liria” në qendër të qytetit. Por ndryshe nga ditët e tjera pasditen e sotme protestuesit kanë improvizuar një ceremoni funerale , ndërkohë që me vete kanë marrë dhe një arkivol mbi të cilin shkruhet ”Kush është tjetri?”.

Siç shihet në foton e siguruar nga TopChannel, arkivoli është i mbuluar me flamurin Kombëtar. Ata janë drejtuar drejt Drejtorisë së Policisë ku dhe kanë bërë thirrje “drejtësi për Klodianin”.

Por ndërkohë Shërbimet policore kanë ndërhyrë duke i dhënë fund marshimit të protestuesve drejt godinës së policisë me arkivolin ku simbolikisht është varrosur shpresa e shqiptarëve dhe drejtësia për Klodianin.



3 Comments

  1. Lulzim Basha u zgjua sot pasi kishte fërkuar prej ditësh duart (dhe pse i kishte futur duart në protestë me mënyrat informale) duke parë nga vila e tije ngrohtë djegien e Tiranës në të cilën nuk bëri asnjë punë. Me siguri, që fëmijët e tij po rrinin pranë tij në vilën e tij luksoze në Tiranë ose në Holandë , ndërkohë që minorenë të tjetër të popullit digjinin qytetin nën yqmin e njerëzve të tij e të Ilir Metës e Sali Berishës.Ja shpellkaret e durrsit duan te kopjojne cecenet e saliut ne 1998

    1. O rrobot, a ke idene se ca flet apo futu si 7 te 13. Sala ka vdekur, akoma Saliu jua ka fajin dhe pas 8 viteve me timon e me tepsi e me marshe?

      Deshtake!

  2. E akuzuan se po blen gjakun me pensionin special për familjen, ndërkohë që të gjithë e mbajmë mend që Berisha ka ndarë lekë në të zezë “cash”, për viktimat e Gërdecit, për t’i futur në garë kush mori më shumë.

    E sulmojnë policinë se ka dhunuar gazetarë në protestë, dhe në fakt ka dy- tre raste të tepërimit nga policia, ndërkohë që më 21 janar, Sali Berisha ka vrarë me armë zjarri gazetarë. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Hekuran Deda është vrarë në tavolinën e transmetimit të gazetarëve, pra është vrarë si gazetar.

    Fatos Mahmutaj u vra si gazetar, por Zoti e fali vetëm duke e plagosur. Sali Berisha dy orë më pas e kërcënoi të mbyllte gojën, pasi ishte siguruar nga Sandri “se ishte gërvishtur duke u rrëzuar”.

    Kam parë veprimtarë të shqetësuar pse u ka shkuar fletë thirrje nga policia për t’i pyetur rreth protestës, ndërkohë më 21 janar, Sali Berisha shpalli me gojë të tij dhe me Komision Hetimor parlamentarë, katër gazetarë si autorë të grushtit të shtetit.O ti loqja e majte e salihut qe quhesh J,shkruhet per cfare ka bere salihu,si shkruani ju akoma dhe mbas 30 vjeteve cfare ka bere enveri qe na polli salihun dhe ti ben detyren e mbron kete vemje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *