• |
ide | kryesore

Protestuesit i quajnë “halabakë”/ Lexoni rrëfimin për policin Nevaldo Hajdëraj nga shoku i tij

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Duke marrë shkas nga reagimi i dhunshëm i protestuesve, që goditën me gurë godinat e institucioneve, thyen xhamat e dritareve të Ministrisë së Brendshme, prishën zbukurimet e qytetit, dogjën bredhin e Vitit të ri dhe shkatërruan semaforët në Tiranë në shenjë revolte për vrasjen e Klodian Rashës, mazhoranca në pushtet i përshkruan ata me një seri epitetesh si “huliganë”, “barbarë”, “rrugaçë”, “halabakë” etj.

E gjithë retorika kundër këtyre protestave, synon t’i përshkuajë të rinjtë që dalin në rrugë, si ajo pjesë e shoqërisë që duhet refuzuar e përbuzur dhe që kësisoj, nuk meriton të dëgjohet.

Por në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel mesditën e së hënës u tentua të hidhej dritë mbi profilin e Nevaldo Hajdërajt, policit që kreu vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Në studio ishte i ftuar një i njohur i tij, Ledion Muçaraku, i cili pranoi se e kishte njohur Nevaldo Hajdërajn para se të bëhej polic, gjatë kohës kur punonte kamarier në disa lokale në Tiranë. Vetë Ledion Muçaraku është një ish i dënuar për ngritjen e skemave piramidale dhe për dhënien e parave me fajde dhe kjo duket të ketë qenë pika e takimit mes tij dhe Nevaldo Hajdërajt.

Nga përshkrimi që i bëri Muçaraku, duket se Nevaldo Hajdëraj përshtatet më së miri në profilin e “rrugaçit”, që sot është kryefjalë e deputetëve, ministrave apo vetë kryeministri Rama kur flitet për protestuesit.

Nëse të gjitha ato që tregoi i njohuri i tij në studion e Top Channel janë të vërteta, Nevaldo Hajdëraj fare mirë mund të kishte qenë një nga ata që thyejnë xhamat dhe shkatërrojnë semaforët në protestë, por ai kishte një veçori që ndoshta shumë prej protestuesve nuk e kanë.

Në përshkrimin që i bëri të njohurit të tij, Ledion Muçaraku tha se e kishte dëgjuar vetë Nevaldo Hajdërajn të thoshte se do të emërohej polic, sapo Partia Socialiste të vinte në pushtet, megjithëse ende nuk ishte duke bërë shkollën e mesme.

“Shoqëria jonë ka qenë e afërt. Kemi qenë të afërt se na lidhte puna. Kur e kam njohur unë në periudhën 2011, 2012, 2013, ai çuditërisht doli që kishte mbaruar gjimnazin. Unë e ngacmoja: Nevaldo, ça polici do bëhesh ti? “Mirë mirë më thoshte, sa të vijë Partia Socialiste në pushtet, do ta shohësh ti bëhem apo nuk bëhem.” tha Muçaraku.

Muçaraku tregoi se Nevaldo Hajdëraj kishte qenë një nga klientët e tij, që merrte para me fajde, gjatë kohës kur punonte kamarier apo banakier në Tiranë. Kjo u konfirmua edhe nga avokati i  Nevaldo Hajdërajt, që ishte prezent në studio.

Kur u pyet se përse i merrte paratë me fajde Nevaldo, Muçaraku tha: Me sa jam informuar unë… kush është ai që nuk loz lloto? Kush është ai që nuk loz kazino? Ai ndonjëherë binte brenda se rroga mund të merrej në fund të muajit. Me sa jam informuar nëpërmjet shokut që “ai i prishi lekët Ledion” dhe unë i thoja “do japësh 150 dhe do t’i merrja 190”.

Një tjetër detaj që u la të kuptohej nga Ledion Muçaraku, ishte marrëdhënia e Nevaldo Hajdërajt me konsumin e lëndëve narkotike. Ai nuk e pohoi këtë fakt, por kur u pyet nga drejtuesi i emisionit nëse Hajdëraj konsumonte drogë, ai u shpreh: Tashti kush është në Shqipëri që nuk e ka konsumuar të shkretën?

Me gjithë insistimin e moderatorëve të emisionit, për t’ia nxjerrë këtë pohim, përgjigjet e Muçarakut ishin pak a shumë të njëjtat: “Kush është në Shqipëri, më thoni një, që nuk e ka konsumuar të shkretin ilaç?” I pyetur nëse e ka parë me sytë e tij Nevaldo Hajdërajn duke konsumuar drogë, Ledion Muçaraku u shpreh: “Për këtë rezervohem të nderuar, nuk do të thosha gjë” .

Përshkrimi i Nevaldo Hajdërajt nga i njohuri i tij Ledion Muçaraku, tregon shumë për policin që vrau 25 vjeçarin Klodian Rasha dhe që provokoi shpërthimin e trazirave në Tiranë. E sigurtë është që Hajdëraj nuk ishte qytetari model. Ai nuk ishte antipod i “huliganëve” të protestës, apo polici pa fat që “aksidentalisht” i mori një jetë njeriu.

I vetmi ndryshim që pati nga “halabakët”, “huliganët”, “barbarët” apo “rrugaçët” që përshkruhen rëndom këto ditë në media, është se Nevaldo Hajdëraj kishte njohjet e duhura në parti, të cilat i dhanë padrejtësisht shansin të veshë uniformën e Forcave Shqiponja dhe bashkë me këtë, i dhanë edhe një armë me të cilën vrau Klodian Rashën. Pikërisht kundër kësaj policie është protestuar këto ditë në Tiranë dhe pikërisht për këtë largimi i Lleshajt, nuk mjaftoi.©Lapsi.al



31 Comments

  1. U bet dhe ju te lapset si Byroja Politike ne kohen e Komunizmit.
    Po pse mor njerez mereni me biografine e ketij ish policit.
    Ketu ka vetem nje gje te rendesihme, qe ai ka vra me plump pas shpne nje person te pa armatosur.
    Une njof shume veta qe lujne bixhoz, lloto, marin dhe lek me fajde, por kjo nuk i ben ato kurrsesi vrases.
    Problemi te ne eshte qe nuk kulmin e pandemise ne kulmin e krizes ekonomike qeveria jone e dashur ka shtuar radhet e policise me nja 500 Police te rinj. Kjo do te thote shume per mua.

    1. Dhe te gjithe keta police te rinje o kane pagiar nga 5mije euro o jane te partise se ripjedhjes qe i duhet dhe nje mandat i trete sepse akoma nuk i ka nuk e ka reformuar 100% policine duke e mbushur me militante te pa arsimuar me idjote qe paguajne eurot me fajdexhi bixhozxhi hashashxh gjobe venes dhumin e shoqerise..votojeni se iu duhet dhe nje mandat i trete ripjedhesave..

    2. Byroja politike e Enverit të burgoste e të vriste po të të thoje të vërtetën se njerëzit nuk kishin qumësht për të ushqyer fëmijtë. Byroja politike quante “armiq të popullit” cilindo që kritikonte qeverinë.
      Byeoja politike për të ushtruar “diktaturën e proletariatit” kishte krijuar një polici me njerëz injorantë e prirje kriminale, një sistem të policisë së fshehtë që e quante “sigurimi i shtetit” me oficerë e spiun të nivelit të Hajdërit e të AS-it.
      Po e njejta gjë ka ndodhur edhe këto 7 vite të qeverisjes së birit të Kristaq Ramës, që vuri firmën për varjen e një poeti vetëm për fjalën e tij të vërtetë.
      Ndryshimi midis diktaturës enveriste e saj edviniste ëshrë se partia e Enverit quhej komuniste, Rama e quan byronë e tij politike “Rilindje” duke e përdhosur simbolikën e shenjtë të saj.
      Foscat e sigurimit po me ate përbërje xhahilësh e kriminelësh, e ka quajtur “Shqiponjat” një përdhosje tjetër e simbolikës patriotike kombëtare.

    3. nese deri tani protestuesit i quani halabak popullin bageti dhe ju me te zgjuarit ,populli eshte moniturusi juaj per 1 shekull,dhe do tjua ver vizen gjitheve,por do ti shihni tek behen bashke gjith te majte dhe te djathte si shqiptare ,do tu dalin ne shesh dhe tju kerkojne gjithve si kryetare partish dhe tu thojne hapur ju nuk jeni klas politike as shtet por kompani biznesi,faktet ne shesh dhe si te till ju hiqet e drejta pushtetit,pluralizmi ka deshtuar si ndermarrje biznesi mbasi me politika ligje standarte te dyfishta favorizon disa she shkatrron shumi cen eshte rrug problemesh pa zgjillje me burime krimi kriminalizon fut nurrejtje percarje popullin ,krijon vartesi te plot,keshtu qe tek kombi shqiptare nuk gjen pershtatje,faktet jan ne shesh te grabitur persekutuar dhunuar optuar shpopulluar pa zhvillim ,te mbytur ne borxhe ,pa asnje transparenc ,per nje shekull kombi shqiptare,si shqiptar jemi pa shtet pa gjykat kushtetuese sepse kjo kompani biznesi ,nuk ka interes,kompanija biznesit me emer shtet,tani syrvejon vaksinen per te na modifikuar gjenetikisht ,sherlar trurin apo mbytur ,eshte shum e trishtueshme ate qe duan ta arrijn sipas konspiracionit,,eshte e drejte popullore ,te mblillemi ti therrasim dhe tu kerkojme llogari per te gjitha ,mbasi nderin pronen ,tani duan te kontrollojn jeten kan futur doren tek gjerat e shejta,duhet ti pyesim ke quajn drejtesi dhe ku eshte drejtesija premtimi per nje shekull dhe vecanarisht keto 30 vite,se faktet flasin ndryshe dhe perfaqsuesit ton keta ishin ,populli do zbatojne kushtetuten pushteti buron nga populli dhe i perket popullit,keta burojn nga populli por ii perkasin vetes interesit vet keto gjith tashme quhen kompani biznesi por jo klas politike jo shtet,sepse me te gjitha i sherbejn vetes vet keta nuk bisedojne per zgjillje problemesh drejtesi por bejn punen e interesit vet dhe perpara popullit shajn njeritjetrin ti volle aq dhe ti kaq,e kishin kohen e mjaftueshme me prshtet te gjith qe premtimin ta benin ralitet,por raliteti tyre eshte fitim per vete dhe vdekje per popullin ,per,kete tashme shqiptaret e kan fuqin gjith bashke te marrin klushtetuten ne dore dhe ta zbatojne populli vet duke filluar separi nga keta ku vetem per prishje qetsije pubike ne medija cdo dit duke share njeritjetrin dhe bezdisur ne,me e lehta ne dukje sipas kushtetutes keta denohen te gjith,pa hyr me thell qe shqiperin per nje shekull e kan kthyer varreza dhe lum gjaku nga poshtersit e tyre,keshtu si duron kush as perballon kush interesat e tyre,si popull jemi per nje analiz te thelle ,sepse te gjith kemi nevoje per kthimin e te drejtave pajtim mes nesh dhe mbajtjes drejtesi ,por qe nje kompani biznesi ne ullheqe ne nuk kemi nevoje dhe as qe mund ta bejne ate pun kemi nevoj per shtet dhe ket do ta beje vet populli pa pranuar gje nga jashte mbasi pranimet nga jashte na futen ne ekstrem,ky eshte mendim konsultativ nese dikush do me pyeste per zgjilljet

  2. Dhe te gjithe keta police te rinje o kane pagiar nga 5mije euro o jane te partise se ripjedhjes qe i duhet dhe nje mandat i trete sepse akoma nuk i ka nuk e ka reformuar 100% policine duke e mbushur me militante te pa arsimuar me idjote qe paguajne eurot me fajdexhi bixhozxhi hashashxh gjobe venes dhumin e shoqerise..votojeni se iu duhet dhe nje mandat i trete ripjedhesave..

  3. kohet ndryshojne ne shqiperi por aftesia per gerrmim e gjurmin biografie me qiri vazhdon per 7 pal qejfe
    njerez te nemur

    1. Po pse ju djeg ju o injorantë, kur fillon punë a nuk paraqet një cv?

      Duhet ta kesh të ngjashme me atë drogaxhiun polic me diplomë të shkollës së mesme të blerë.

  4. Moterqiret e policise. Qelbistani hale policie me rroba turku dhe shqiponje serbe. Ju qifsha robt. Morrra te kuq produkt incesti.

  5. Policia, administrata , dhe gjith pushteti qe kemi sot eshte me injorante qe po te shkosh ne zyrat e shtetit tone keq me vje poooor esht me nder me thene ne te gjitha aspektet. Prandaj ky palaqo shtet duhet shembur nje min e me pare pasi ka mar ere muti ne te kater anet e vendit.

  6. Polic vrasesi me emer arixhiu Nevaldo e me llagapin Haderaj eshte kusheri nga nena (me mbiemrin Haderaj) e Saje Qorr Tahiraqit “minister te suksesshem” diten te tryeza qeverise Rames dhe kurves se krevatit te Habilajve naten.

  7. Nuk eshte faji i policit, qe harron detyren dhe i kthehet instiktit. Sic ka thene me te drejte ish ministri tashme, polici eshte surrati ne pasqyre i shtetit, sic jane nepunesit qe nga recepsionisti e deri tek me i larti, qe janr po fytyra e qeveritarve. Perderisa ne Shqiperi, punonjesit e policise, specialistet e larte te policise nga nje pergjegjes njesie e deri te drejtori i pergjithshem e kane jetegjatesine ne detyre, aq sa eshte jetegjatesia e qeverise ne detyre, hiqen zevendesohen sa nderrohet pushteti, nuk ka polici shteti per komunitetin, per rendin, per sigurine e jetes, por ka vetem emra listash te piketuara ne fushatat elektorale. Ne Shqiperi, asnje institucion nuk qendron ne vetvehte, sepse si ketu e 30 vjet me pare, Partia ne pushtet apo Shpk politike jane mbi gjithcka. Pra fajin e ka shteti i drejtuar nga shp politike sipas radhes, sepse, pasoja eshte vrasja pa shkak e ketij te riu te pafajshem, qe e quan”aksidentale” nje vrasje pas shpine. Se dyti, shteti qeveria e tij eshte shkaku, sepse ne rastin konkret duke marr te tille persona ne sherbimin policor, jo vetem jetet e shqiptarve jane te kercenuara, por mori ne qafe edhe ate te ashtuquajtur polic e familjen e tij. Duke u munduar me te gjitha menyrat kriminale, se pari perdhosja e dinjitetit nje te riu, per tu shfajesuar, se dyti demperblimi me doza fyerje te renda ne akt, ky shtet tregon nivelin e tij, jo vetem arrogant, por nivel teper injorant se nuk di si te formuloje edhe nje akt qe e nxjerr per te zbardhur faqen e zeze te tij, perderisa perdor frazat zbutese, spekuluese ndaj krimit, dhe pompozitet sharlatan gjoja shperblyese te prindit fatzi per jeten e te birit, pa i kerkuar falje publike. Mos harroni te ndjerin Ardit Gjoklen, e mitur, i punesuar ne te zeze nga koncesionari i pushtetit, ne te ashtuquajtur landfill te Sharres, qe shteti vrases e injoroj fare, pra keshtu e nisi, keshtu e bitisi ky shtet.

  8. Me siguri ka fituar konkursin! Per ate drogaxhiun qe justifikon drogen dhe bixhozin edhe tek polici, them qe Rama eshte KRM-a qe meriton..sikurse gjithe banda e hajduteve dhe drogaxhinjve te ridhjere

  9. Byroja politike e Enverit të burgoste e të vriste po të të thoje të vërtetën se njerëzit nuk kishin qumësht për të ushqyer fëmijtë. Byroja politike quante “armiq të popullit” cilindo që kritikonte qeverinë.
    Byeoja politike për të ushtruar “diktaturën e proletariatit” kishte krijuar një polici me njerëz injorantë e prirje kriminale, një sistem të policisë së fshehtë që e quante “sigurimi i shtetit” me oficerë e spiun të nivelit të Hajdërit e të AS-it.
    Po e njejta gjë ka ndodhur edhe këto 7 vite të qeverisjes së birit të Kristaq Ramës, që vuri firmën për varjen e një poeti vetëm për fjalën e tij të vërtetë.
    Ndryshimi midis diktaturës enveriste e saj edviniste ëshrë se partia e Enverit quhej komuniste, Rama e quan byronë e tij politike “Rilindje” duke e përdhosur simbolikën e shenjtë të saj.
    Foscat e sigurimit po me ate përbërje xhahilësh e kriminelësh, e ka quajtur “Shqiponjat” një përdhosje tjetër e simbolikës patriotike kombëtare.

  10. Te gjithe forcat Shqiponje jane elemente rrugace, halabake, njerez te degjeneruar qe para se te vinte PS ne pushtet vidhnin rrugeve, vinin gjoba, trafikonin vajza, droge etj. Per shkak te mbeshtetjes qe i dhane PS (ne fakt Rilindjes) u shperblyen duke u futur ne forcat Shqiponja.
    Uroj qe pasi te nderrohet pushteti kjo turme funderrinash te qerohet nga rradhet e policeise, por ama vendin e tyre nuk duhet ta zene keta qe po protestojne keto dite.
    Sepse njesoj jane.

    1. Nuk janë njësoj!
      Edhe unë do të shkatëroj e thyej njëlloj si ata, nqs fasadat e kujtdo pushteti, kanë për qëllim mashtrimin apo krijimin e një iluzioni pasurie, kur në fakt edhe ti e di shumë mirë se shumica e familjeve, mezi e mbyllin muajin, jo për shkaqe apo faj që lidhen me ta, por për shkak të mos qenies në qendër të vëmendjes të të gjitha qeverive prej 30 vjetësh edukimi dhe mirëqenia e fëmijve dhe të rinjve.
      dhe ky moskujdes do të shpërthente një ditë, siç edhe shpërtheu.

      Pra edhe në familje, nqs prindërit nuk tregojnë kujdes për mirëqenien dhe edukimin e fëmijës, kur të jenë 16 apo 18 vjeç do të rebelohen dhe do të shkatërojnë çfarë tju dalë përpara në shtëpi.

  11. 30% e policies eshte e zhytur ne trafiqe apo rrugaceri perpara se te emeroheshin aty.

    Shiko ish Ministri Tahiri per te kuptuar cfare halabakesh jane.

  12. 30% ? Si shume e ule pazarin. Per sa kohe shteti eshte gangsteri, halabaku, trafikanti, dhunuesi dhe shkelesi i ligjit me i madh ne vend, kjo perqindje eshte shume me e larte miku im. Dhe jo vetem ne polici

  13. Njerez te gjithe spektrit politik bashkohuni kunder ketij mjerimi qe ka pllakosur mbi ndershmerine.
    Oligarket dhe trafikantet qe ushqejne me para Ramen Rucin Ballekarin etj jane lapanjozet e halabaket e ketij vendi.

  14. Hajde hajde, thoni per ket policin se nuk ka shkolle! Po ne parlament kemi plot deputete qe shkollen e larte e kane ble 28 vjet pas shkolles mesme (Se nuk du te permend shoqe Lindit Nikolla qe ne konfidence ka rrefy se diplomen e Kristalit e ka me mesatare 5.5)

  15. ANDI BUSHATI BERISHA S i mund t’i besosh një mashtrusi si i ashtuquajturi shoku i policit . ANDI NXIRE LAPSIN NGA BYTHA E SALI KURVË BERISHOVIÇIT E MJAFT SHKRUJTE ME JASHQITJEN E SALIUT

  16. Një rëfim i një mashtrusi fajdesh. E si mund ta besosh një mashtrus ?
    Andi lajmet e tua të sajuara janë bërë barcaleta

  17. sme ha as per pd as per os as per bushatin?
    po nese eshte e vertete qe eshte rekrutuar pa permbushur kriteret kjo eshte skandaloze
    si fillim ai sdo duhej te ish aty .
    sa per ngjarjen nuk di cte them si di rrethanat dhe nuk i besoj as qeverise as mediave….

    1. o ton uuuuu pse te ne nuk ke degju per ministra qe nuk permbushin kriteret?????se rama ne fakt i permbush…po per kryebashkiak perdhunues? ja po dashke ti ket polici; nese jo mediave tona hedh nje sy atyre nderkombetare. info kot nuk kan hedh per te

  18. O toni ti jeton ketu apo jasht listat e policve te rinje ishin ber 1 vite para se te vinin ne pushtet sepse duheshin vota
    2 rama ne vitin 2012 me ndimen e eurodeputeteve te sorrosit ka lobuar qe berisha mundet vetem nese ne bashkpunoim me element kriminal gje qe u vertetua me kanabizimin dhe degjove ambasador te thoshin ndo nje fjal evropa e lejoi vet po tani von e kuptuan qe ky po i mashtronte dhe po ja mbylin dyert

  19. Ka një fjalë të urtë!I shari të shan.Pastaj është në filozofinë komuniste të përdhosë atë që e kundështon.Mos të flasim për Enverin por do tju kujtoj dhe çfarë thoshte Ramizi pëe ata që hynë në ambasada.Lloj e lloj epitetrsh ju vunë deri te jashtë qitja (M…) e vëndit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *