• |
ide | kryesore

Pse e injoron perëndimi? Regjizori i njohur Oliver Stone vaksinohet me rusen Sputnik V

-Instant, Arkiva, Planet

Regjizori i famshëm amerikan, Oliver Stone ka zgjedhur Sputnik V për tu mbrojtur nga koronaviruci. “Sapo bëra vaksinën ruse para pak ditësh. Nuk di a do të funksionojë por kam dëgjuar gjëra pozitive”, tha regjizori amerikan për
televizionin e moskovit Channel One.


Stone, i cili ka vizituar centralet bërthamore të Rusisë për dokumentarin e tij të ri mbi ndryshimin klimatik tha që do të marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. “Kam besim. Është një vaksinë e mirë por nuk po kuptoj pse injorohet nga Perëndimi”, tha regjizori. i cili është autori i një dokumentari të gjatë, për Vladimir Putinin, shumë të kritikuar për anshmëri në vendin e tij në SHBA.


Rusia ka nisur një fushatë vaksinimi në nivel kombëtar, duke nisur nga punonjësit me risk të lartë. Stone – sot 74 vjeç – ka vendosur të marrë vaksinën, edhe pse ekspertët rusë kanë frikë se mund të jetë e dëmshme për pacientët e moshës mbi 60 vjeç.

1 Comment

  1. Po ky dihet boterisht qe eshte i shit tek Putini. Dokumentari eshte nje bythelepirje e neveritshme fund e maje. Te keqen e Met Veliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu