• |
ide | kryesore

Rama shfajësohet për blerjet në SHBA: Nuk isha te Gucci as te Çuçi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për pazarin e bërë në New York, në një kohë që pritej të zhvillonte një takim me CEO-n e Pfizer për të siguruar vaksinën antiCovid.

Rama u shpreh se për tre ditë New York kishte karantinë të detyruar dhe se nuk ishte fotografuar në asnjë dyqan markash, por në një dyqan bojërash.

“Për pazarin tim meqë më keni parë duke bërë pazar në Amerikë. Kemi shkuar në New York 3 ditë para takimit se rregulli i shtetit të New York është karantinim 3 ditë para se të dalësh e të bësh ca ke për të bërë. Shkova tre ditë para , me mirëkuptimin e tyre nuk ishim komplet të burgosur, por s’më keni parë as tek Gucci as tek Çuçi, kam bërë foto në një dyqan bojërash kancelarie, edhe sikur te isha në dyqan tjetër nuk do ishte ndonjë krim”,- tha ai.



4 Comments

  1. Mjafton të kujtojmë faktin se më 21 janar, pas 4 vrasjeve shtetërore me urdhër direkt nga Berisha, ky i fundit i çoi me anë të badigardit të vet një valixhe me para familjes së Hekuran Dedës, e cila natyrisht nuk u pranua.

    Edhe gjatë krimit të Gërdecit, ai dërgoi badigardin e vet me valixhen me para, vetëm që ta prisnin në një takim.

    Para që edhe në atë rast u refuzuan.

    Ndaj Berisha tërbohet kur shikon se familja Rasha pret e përcjell Edi Ramën, sepse mendon se gjaku blihet me para.

    Siç ka tentuar të bëjë vetë, që pasi vriste, dërgonte valixhet me para, me shpresën se do ta falnin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *