• |
ide | kryesore

Rama: Vaksina kundër COVID-19 do të jetë falas, por jo e detyrueshme

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se buxheti i vitit 2021 është buxheti që ju vjen në ndihmë familjeve në nevojë.

Ndërsa duke folur për vaksinën anticovid Rama u shpreh se ajo do të jetë falas por jo e detyrueshme.


“Buxheti i vitit të ardhshëm jep mbështetje financiare për ata që janë në nevojë, familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët, gjithë bluzat e bardha do të kenë një rritje të qenësishme të pagës së tyre, po të kthehemi në kohë para 7 vitesh, infermierët paguheshin me 36000 lekë.

“Po bëjmë luftë për të garantuar vaksinimin falas, nuk do të jetë e detyrueshme por këdo që dëshiron të vaksinohet ajo do të jetë falas. Mbani parasysh që do vijojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit, që i humbën ato nga tërmetet. Mbani parasysh shkollat, i keni parë që janë shkolla pa asnjë dallim me ato në Europë, pavarësisht se ku ndodhen”,- tha ai.
Rama shtoi se: “Kush i thotë kësaj qeverie që është qeveri pakice e 10 oligarkëve e të pasurve i merr të keqen, sepse e kundërta është e vërtet. Është dashur të vijë kjo shumicë para 7 vitesh e 2 muajsh të ulet në tryezë që të bëjë detyrën që të pasurit të paguajnë më shumë e ata që fitojnë pak të paguajnë më pak. Kush thotë që në Shqipëri e mori flama biznesi ne vogël nuk dinë cfarë flasin…”.

6 Comments

  1. Po po ! Deri ne 25 prill gjithcka do te jete “falas”, do te kete rritje pagash 6-7fish, rritje galopante pensionesh, do te haoen 1milion vende pune, do te hapen 5-6 tunele, 50 spitale 300 shkolla…
    Dhe te gjitha do te hijne ne fuwi me 26 prillll…..
    O perendia e mashtrimit!

  2. Edhe ajri ne shqiperi paguhet o syshqyer.ajo do paguhet ne taksat qe do te rriten akoma,ne ushqim,ne transport,ne rroga,ne energji,ne pensione,ne ne ppp.pra mos bej gjoja te mirin me keta njerez te lodhur e merzitur nga ajo qe ti monster u ke dhene.

  3. O mashtrues o kriminel, o drogaci ne gati te besh gje per te blere zgjedhjet . Ke 8 vjet kryeministere nuk Ke rritur rrogat nuk Ke rritur pensionet e kujtohesh tani para zgjedhjeve . Cfar jane per ty e oligarket 35 milion dollar ne krahasim me ato qe ke vjedhur Jan ne hic . Po’ fa mbajti b…… rrite pensionet e rrogat e jo keto therrime ore hajdut ore mashtrues

  4. Mjafton të kujtojmë faktin se më 21 janar, pas 4 vrasjeve shtetërore me urdhër direkt nga Berisha, ky i fundit i çoi me anë të badigardit të vet një valixhe me para familjes së Hekuran Dedës, e cila natyrisht nuk u pranua.

    Edhe gjatë krimit të Gërdecit, ai dërgoi badigardin e vet me valixhen me para, vetëm që ta prisnin në një takim.

    Para që edhe në atë rast u refuzuan.

    Ndaj Berisha tërbohet kur shikon se familja Rasha pret e përcjell Edi Ramën, sepse mendon se gjaku blihet me para.

    Siç ka tentuar të bëjë vetë, që pasi vriste, dërgonte valixhet me para, me shpresën se do ta falnin.Namyti dhe shpiragu lexoni me shume qe te kuptoni,mos lexoni vetem salihun sepse ai ju ka perdhunuar trute,kujdes haloperidolin e loqet e majta te salihut

  5. Per covid 19 natyrisht qe do jete falas. Kur te vije ne Shqiperi, vaksina kunder covid 19, bota do jete duke u vaksinuar percovid 24

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu