• |
ide | kryesore

Sarandë/ Sekuestrohen 140 kg kanabis i futur në 4 çanta

-Instant, Lajme, Të fundit



Shërbimet policore të Sarandës kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen  e së hënës,në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Sopik, Bashkia Finiq. Disa persona të paidentifikuar kanë braktisur 4 çanta. Nga kontrolli i çantave brenda tyre  u gjetën 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.

Brenda këtyre pakove të mbështjella është parë se kishte lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa, e cila nga peshimi ka rezultuar një sasi prej 140 kilogramë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *