• |
ide | kryesore

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen tre persona në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në Tiranë. Me përfundimin e operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, u goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vende të ndryshme. Në pranga u vunë E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç. Ky i fundit u kap në fshatin Shëngjergj duke i shitur rreth 7 kg kanabis shtetasit 36-vjeçarit.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe L. XH., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *