• |
ide | kryesore

SPAK dërgon në gjyq ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të martën se ka dërguar në gjykatë për procedim penal ish-Kryetaren e Bashkisë Gjirokastër Zamira Rami.

Zonja Rami akuzohet për “shpërdorim detyre” në lidhje me procedurat e ndjekura për dy leje ndërtimi, në kuadër të dy investimeve publike në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas Prokurorisë, nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish-Kryetarja e Bashkisë ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, për këto dy leje, duke prishur dy prona të ligjshme të dy shtetasve dhe duke i shkaktuar atyre një dëm në vlerën e rreth 60 mijë dollarëve.

Zamira Rami u zgjodh kryetare e Bashkisë Gjirokastrës për një mandat 4 vjeçar në qershor të vitit 2015. Ajo ishte përfaqësuese e LSI-së që mbështetej nga koalicioni i atëhershëm i kësaj force politike me Partinë Socialiste.



7 Comments

  1. O bosa, per ato dy kilometrat asfalt 50 milion euro psh, a do fusni noj rob ne burg apo ckemi ca ke bo? Mire beni qe kapni peshq kaq te “medhenj” sa kjo kryebashkiakja e ato komisioneret e vdekur po rmos kapni kaq shume kshu te “medhenjesh” se do cahet rrjeta e sdo kapni dot as “cironkat” qe marin Miliona Euro.

  2. Bravo SPAK

    E nIs nga PERIFERIA

    FILLIM I MBARE.

    Periferise gjeji fundin.

    Tender per Tunnel 150 million euro kemi perpara ne Llogara.

    Qelbesira NUK nderton 3 Spitale Publike Rajonale Te Qeskes,
    Duke e lene kete popull te lere kursimit tek ca grykes te Spitaleve Private.

    Aiken e buxhetit e con ne Koncesionare.

    Ere MUT mban, por era vjen nga PERIFERIA

  3. Kjo eshte tallje bythe! Duam qe SPAK te hetoje pasurite e qeveritareve dhe politikaneve te larte, duke filluar nga kryeministri i sotem.
    Na keni premtar peshq te medhenj! Ose zhdukuni me gjith ambasadore , se s’na hidhni dot më hi syve me emrin e Amerikes!

  4. Aspaku ka për të hetuar afere që kalojnë milions e miliona dhe nuk e bën!!!Edhe kjo çështja e kësaj zonje mund të jetë objekt për hetim.Por problemi është që është e Lsi!!Dhe këtu “fle lepuri”.Pra kanë marë urdhër nga partia të hetojë kundërshtarin(armikun) që është çështe e vogël në krahasim me vjedhjet e shokëve të partis.Reforma e re e drejtësisë!!!!

  5. Spak, i krijuar per te kapur ne rrjete peshkaqenet e pushtetit, ka hedhur grepat per cironka. Kane “te drejte”, se cironkat jane me shijshme. Peshkaqenat i shqyejne rrjetat e fundosin edhe peshkataret. Rrofte vetingu, drejtesia qe meriton vendi keshtu vepron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *