• |
ide | kryesore

Vetendosja: Të arrestohet Ardi Veliu!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë kërkon arrestimin e Ardi Veliut dhe zyrtarëve të policisë përgjegjës për mashtrimin për vrasjen e Klodian Rashës.


“Shkarkimi e arrestimi i Ardian Veliut, si dhe hetimi i plotë për të gjithë zyrtarët e Policisë së Shtetit që mashtruan mbi vrasjen e Klodjan Rashës, duke hetuar edhe Drejtuesit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), janë kërkesa minimale dhe të panegociueshme, për t’i dhënë një mundësi Shtetit të së Drejtës në vendin tonë.” – thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.


Vetëvendosja me një njoftim për mediat kryqëzon Edi Ramën për mënyrën si po menaxhon pasojat e vrasjes policore të 25-vjeçarit.

Vetëndosja numëron, siç i quan, pesë akte të paprecedentë të një pushteti të rrënuar moralisht, politikisht dhe ligjërisht.

“Së pari, vrasja e kryer nga efektivi i Policisë së Shtetit. Së dyti, Policia, Qeveria dhe media pranë saj, fshehën dhe manipuluan të vërtetën. Së treti, për 6 ditë me radhë, Policia dhe Qeveria ushtroi dhunë mbi qytetarët, madje dhe mbi minorenët e gazetarët në çdo qytet ku u paraqit rezistencë dhe protestë, duke kryer edhe kërcënime për të ndalur protestat. Së katërti, Qeveria mashtroi në një akt zyrtar, duke e quajtur vrasjen “vdekje aksidentale” para se gjykata të shprehet mbi rastin. Së pesti, në vend që të shkarkonte sot kryepolicin Ardian Veliu, pasi dolën edhe disa pamje filmike nga vrasja e Klodianit që tregonin se vetëm me aksident nuk kishim të bënim, Kryeministri Rama shkoi këtë mëngjes sërish për vizitë te familja Rasha.” – thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vazhdon duke vënë theksin tek lidhja e Ramës me kryepolicin Ardi Veliu, për të cilin thotë se është i kriminalizuar dhe se është bashkëpunëtor i projekteve të Ramës.

“Është bërë e qartë se Kryeministri Rama fatin e vet politik e ka lidhur as më pak e as më shumë me kryepolicin e kriminalizuar Ardian Veliu. Për ta vrasja e Klodianit është aksidenti që u prishi projektet, ndërsa protestuesit janë “lukunia e halabakëve” që ua nxorën në shesh këto projekte. Kriminalizimi i krerëve të Policisë nuk ka ndodhur pa projekt askund dhe asnjëherë. Ky projekt është kundër shqiptarëve dhe kundër shtetit të së drejtës. Këtë e ka kuptuar çdo protestues që përballë e sheh urdhërin hierarkik “bjeruni”.

Cilësimi i krimit si aksident është një akt mashtrimi i kryer drejtpërdrejt nga Edi Rama. Vrasja e Klodjan Rashës quhet aksidentale që edhe polici vrasës të pësojë një ndëshkim më të ulët. Kështu që edhe këtë vrasje, e cila buron nga kriminalizimi i institucioneve, po tentojnë sërish ta manipulojnë në shtetin e Ramës. Një qeveri që mashtron qytetarët dhe e cila mbanë për kryepolic një zyrtar të kriminalizuar është qeveri e dhunës.” 

Mënyra si po imponohet Rama tek familja e të ndjerit, për Vetëvendosjen ngjan më shumë si një sjellje mafiozi, se sa një sjellje kryeministër.

“Një kryeministër që nuk i zgjidh çështjet drejt, përmes vendimeve institucionale, por tenton t’u japë zgjidhje informale, pëmes imponimit dhe vizitave të pësëritura te një familje e zhytur në dhimbje nga padrejtësia e dyfishtë, nuk vepron si kryeministër. Kjo sjellje ngjan me sjelljen e një mafiozi, që shtiret sikur respekton kode nderi, për të vazhduar pushtetin e tij të dhunshëm.” – thuhet në njoftim, ku theksohet se protestat duhet të vazhdojnë.

©LAPSI.AL 

9 Comments

  1. Mjafton të kujtojmë faktin se më 21 janar, pas 4 vrasjeve shtetërore me urdhër direkt nga Berisha, ky i fundit i çoi me anë të badigardit të vet një valixhe me para familjes së Hekuran Dedës, e cila natyrisht nuk u pranua.

    Edhe gjatë krimit të Gërdecit, ai dërgoi badigardin e vet me valixhen me para, vetëm që ta prisnin në një takim.

    Para që edhe në atë rast u refuzuan.

    Ndaj Berisha tërbohet kur shikon se familja Rasha pret e përcjell Edi Ramën, sepse mendon se gjaku blihet me para.

    Siç ka tentuar të bëjë vetë, që pasi vriste, dërgonte valixhet me para, me shpresën se do ta falnin.

  2. Ky eshte Ardi Babalja si mund te arestohet ,edhe me Klodjanin( rahmet paste) filloi te bente manipulimin qe per fat te mire nuk i eci.Per kete tentative manipulimi dikush duhet te pergjigjet.

  3. Ipaemri dhe muti vete i kesaj dhune, na tregon se si paska bere Berisha….. gjera qe ne nuk i dime, na dalin tani ! Pra jane rrena te doçit i cili tha kur mori pushtetin se do ti denonte pergjegjesit e atyre vrasjave e nuk beri asgje!!! Pra;- o i paloqe si ta quajme kete?-Kush eshte e verteta, I vrau Berisha apo i vrau doçi? Deri sa ky doç,i kur edhi ne pushtet nuk denoi njeri tregon se kishte mizen nen kesule, pra, nuk mund te denonte njeri se ishte vete ne tepsi, jo se i dhimbsej Berisha apo Basha, aq me teper se ja premtoi familjeve te tyre! ……por…..ishte ai i pari ne zullum jo qeveria e kohes! Dhe tani o i paloqe, doçi beri provokacionin per te testuar popullin se si do rreagojne njerezit pas nje vrasje gjoja ” aksidentale” ! E bere kjo ne perspektiven qe sheh doçi se do humbe zgjedhjet, kjo ishte prova, pra: nese ka nje revolte pas zgjedhjeve qe doçi do vjedhe serish,…. a ngrihet pupulli ne revolte kunder qenqeverise hajdute, sikur kjo qeveri te vriste ndonje protetstues?, …… dhe pregjigjen e mori, o i paloqe! Ps: Vrasja nuk qe e rastesishme , por qe pikerisht diten e 8 dhjetorit, perkujtimit te revoltes studenteske popullre kunder diktatures! Agje e rastesishsme, e gjitha e kalkuluar, pikerisht kur bridhte ne Amerike, dhe kjo e kalkuluar!!

  4. Na rrofsh bonbonet edhe ti o llapsi , Nuk publikon me komenetet qe denojne nje qeveri vrasese! Pra je edhe ti ne enje fare menyre i çensuruar nga i vetemi ndoshta qe kishe ngelur! Deri para ca kohesh qe edhe SYRI- por siç duket ja erri syte, SYRIT paraja e vjedhur qe i hedh doçi! Nuk dua ta besoj se eshte keshtu edhe me ju te llapsit!Ps; e di qe nuk publikohet por eshte per ju…per…perdorim te brendeshem!

  5. Bravo VV, nje drite shprese ne mugetiren e erret, per nje perspektive te qarte, kunder lukunise korruptive qe e ka zaptuar e perdhosur kete vend. Jeni djem e vajza, pa mekatet e politikes 30 vjecare, qe me forcen e shpirtit, shpresoj te organizoheni sa me shpejt si subjekt politik, e te merrni ne dore fatet e vendit, per nje shtet vertete demokratik e sovran. VV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu