• |
ide | kryesore

Video/ Bundesliga: Dortmund ngrihet në këmbë në Bremen: rikuperime brilante të Stuttgard e G’bach

-Instant, F1, Sport, Video



Java e 12 e Bundesligës shënohet me rikthimin tek fitorja e Borussia Dortmund, pas disfatës së rëndë në shtëpi kundër Stutgard: kundër Werder Bremen, Guerreiro (12’) e Reus (79’) udhëhoqën verdhezinjtë tek suksesi pas më shumë se tre javësh. Union Berlin humbet avantazhin e dyfishtë në fund, në sfidën me Stuttgard: pas golave të Friedrich e Awoniyi, mbërriti 2-2 që mban firmën e Kalajdzic. Në ndeshjen tjetër, Monchengladbach rikuperon 3-3 në Frankfurt.

WERDER BREMEN-BORUSSIA DORTMUND 1-2
Borussia Dortmund ngre kokën në Bremen e kthehet, edhe pse provizorisht në vendin e katërt. Guerreiro zhbllokoi situatën për verdhezinjtë në minutën e 12, në zhvillimet e një goditje dënimi nga e djathta, me portugezin që kaloi Pavlenkan me një prekje të lehtë. Vendasit reaguan shpejt e barazuan menjëherë: Akanji humbi topin në mesfushë dhe kundërsulmin e finalizoi Mohwald, që lëshoi një goditje të fortë të pakapshme për portierin Burki. Ekuilibri u prish vetëm 11 minuta nga fundi: Pavlenka shkaktoi faull ndaj Akanjit e penalltia për Dortmund i dha mundësi Reus të godiste nga pika e bardhë. Portieri i Werder e ndaloi, por topi shkoi sërisht tek Reus, që fiksoi rezultatin.



STUTTGARD – UNION BERLIN 2-2
Sfida mes dy formacioneve surprizues të kampionatit gjerman përfundoi në barazim. Keqardhja është e gjitha për berlinezët, që po fitonin 2-0 në Stuttgard deri 5’ minuta nga fundi. Në të 4’ Friedrich kaloi në avantazh formacionin kryeqytetas. Skuadra e drejtuar nga Fischer komandoi lojën e në të 78 u duk sikur mbylli ndeshjen me goditjen me kokë të Awoniyi. Pavarësisht kësaj, cikloni Kalajdzic u përplas mbi miqtë me një 2-2 vetëtimë mes të 85’ e 90’.




EINTRACHT F – B. MONCHENGLADBACH 3-3
Barazim spektakolar 3-3 mes Eintracht Frankfurt e Monchengladbach, me të parët që befasohen në fund pavarësisht një avantazhi të dyfishtë. Stindl kaloi në avantazh formacionin mik në të 14’ direkt nga goditja e dënimit. Vendasit arritën të përmbysin rezultatin në pak minuta falë dygolëshit të André Silva. Borussia u fut në panik e pësoi trisin pikërisht me autorin e asistit të 2-1, këtë herë i shërbyer nga André Silva. Skuadra e Rose u duke e mbaruar, por në shtesë Stindl firmoi tregolëshin personal që vlen 3-3; në fillim me penallti e pastaj me një goditje të saktë me kokë.






GERMANY – BUNDESLIGA
Eintracht Frankfurt 3 – 3 Borussia Moenchengladbach
Hertha Berlin 0 – 0 Mainz 05
VfB Stuttgart 2 – 2 Union Berlin
Werder Bremen 1 – 2 Borussia Dortmund



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *