• |
ide | kryesore

Video/ Inzaghi kundër Inzaghit, lufta mbyllet me paqe

-Instant, Sport, Video

Përfundon 1-1 sfida mes Beneventos e Lazios, ndeshje e vlefshme për javën e 12 të Serie A. Derbi mes vëllezërve Inzaghi u hap me një gol spektakolar të Immobile në të 25′, por në fund të një pjese të parë të dominuar nga bardhekaltrit, vendasit gjetën barazimin me Schiattarella (45′). Në pjesën e dytë provuan të dyja skuadrat, por ritmet ranë dhe rastet humbën. Në fund karton i kuq për Schiattarella për një faull të rëndë ndaj Correas.



Përtej sugjestioneve që lidhej me përballjen e vëllezërve Inzaghi, mbrëmja e Beneventos certifikon periudhën e dobët që po kalon skuadra bardhekaltër. Pas një pjese të parë me ritme të larta, që dukej se mund të bënin të harrohej hapi i gabuar kundër Veronës, në pjesën e dytë u shfaq e gjithë lodhja e disa elementëve vendimtar për skuadrën. Immobile dhuroi një perlë, pastaj u zhduk nga loja. Luis Alberto e pati të vështirë të ndriconte e kontributi i anësorëve, Lazzari e Marusic, vetëm vendimtar nuk ishte.

Rezultati: zona Champions fillon të duket mirazh e edhe Europa League largohet në mënyrë të rrezikshme. Në anën tjetër mund të festojë, jo vetëm sepse mori një pikë kundër një kundërshtari të kuotuar, që ndihmon të mbajë larg zonën e rrezikut, por edhe për sjelljen e skuadrës në pjesën e dytë, që kishte vetëm mangësinë e prezencës në zonën gol.

ITALY – SERIE A
Udinese 0 – 0 Crotone
Benevento 1 – 1 Lazio

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu