• |
ide | kryesore

Video/ Nënqeshje ironike e grushta: boksierët e kthejnë peshimin në ring

-Instant, Sport, Video



Nuk është hera e parë që në sportet luftarake, konflikti nis që përpara ringut ku mund të zgjidhet gjithcka. Kështu ka ndodhur edhe në vigjilje të përplasjes në UFC, me veteranin Mark Hunt, që gjatë peshimit zyrtar, ka treguar se nuk është një fans i rivalit të tij Paul Gallen. Hunt e Gallen do të sfidohen në një ndeshje boksi prej 6 raundesh në Bankëest Stadium të Sidneit.

Pas përplasjes verbale me Gallen në konferencën për shtyp përpara ndeshjes në fillim të javës, Hunt i coi gjërat një shkallë më lart gjatë peshimit zyrtar të martën në Australi, duke nisur konfrontimin fizik e duke i dhënë një të majtë drejt kundërshtarit të tij. Ironia e Gallen ka bërë që Hunt të humbasë qetësinë dhe të dalë jashtë kontrollit, duke tentuar disa herë të godasë kundërshtarin, që vazhdonte ta acaronte me shikime provokuese e nënqeshje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *