• |
ide | kryesore

“Vikingët kanë pushtuar botën” Raiola ekzalton Haaland dhe ‘detyron’ Ibrahimovic të luajë edhe 5 vjet

-Instant, Sport



Mino Raiola është nga ata menaxherë që bëjnë gjithnjë zhurmë kur flasin, sidomos për merkaton, në të cilën do të ketë edhe këtë herë pjesën e luanit. Raiola ka folur 360° për kampionët e tij, nga Ibra tek Haaland. “Zlatan është një Banksy. Eshtë një që nuk resht kurrë së surprizuari. Ndërsa mendon se po ecën në një rrugë normale, të del përpara një Banksy. Më erdhi mirë që Pioli arriti ta bindte, sepse nëse nuk do tia kishte dalë Pioli, do ta bëja unë. Ai nuk mund të heqë dorë sepse nuk ia lejoj unë. Një lojtar kështu është mëkat për futbollin ta lësh të tërhiqet. E di që duhet të vazhdojë ende për disa vite, akoma edhe 5, e nëse nuk e bën për veten e tij do e bëjë për mua”.

Në orët e fundit kanë qarkulluar lajme për interesimin e Milan për Haaland: “Ka një të ardhme të madhe, është një djalë i jashtëzakonshëm. Shihet si di të administrohet brenda dhe jashtë fushës. Ai është Vikingu ynë. Vikingët kanë pushtuar botën kur ishte e vështirë, e ai do ta bëjë. Haaland në Itali? Nuk I dihet kurrë. Mendoj se një kalim në Itali nuk mund të përjashtohet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *