• |
ide | kryesore

Vrasja në Rrëshen, ky është viktima e atentatit mafioz (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Është zbardhur identiteti i personit që u qëllua këtë mbrëmje në qendër të Rrëshenit. Ai është Anton Keli. Sipas burimeve nga terreni, Keli është kusheri i Tonin Gjinit. Këtij të fundit iu bë atentat dy muaj më parë në Tiranë, ku iu vendos një sasi eksplozivi në makinë. Shpërthim që ndodhi pranë urës së Selitës, ku edhe mbeti i plagosur rëndë.  Konkretisht viktima Anton Keli mësohet se ishte djali i hallës së Preng dhe Tonin Gjinit dhe dyshohet se shkak për vrasjen e tij dyshohen se ka lidhje me hasmëritë e vjetra në qytetin e Rrëshenit. Ai punonte si taksixhi. Mesohet se në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *