• |
ide | kryesore

Akuza për protestat/ Meta-Ramës: Kur të ketë manifestim nga unë, do jetë i fundit!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Akuzave të kryeministrit Rama se ka qëndruar në prapaskenë të protestave për Klodian Rashën, presidenti Meta i është përgjigjur gjatë konferencës të përbashkët me homologen Vjosa Osmani. Meta tha se ai nuk është as tinzar dhe as palaço dhe kur të organizojë një manifestim ai do të jetë publik dhe do të jetë i fundit për dhunën kundër qytetarëve.

“Qytetarët shqiptarë e dinë shumë mirë që nuk kanë krye të shtetit një president tinzar dhe as palaço. Kanë një president që kur e thotë një fjalë e çon deri në fund. Presidenti ka kryer një manifestim aty me mimoza, model. I ka bërë vetëm një thirrje popullit dhe populli iu përgjigj.

Nuk merret presidenti me inskenime dhe maskarada të tilla. Gjej rastin të përshëndes dhe solidarizohem me të gjitha institucionet ndërkombëtare, mediave, Këshillin e Europës që dënojnë dhunën ndaj gazetarëve dhe i bëj thirrje qeverisë të heqë dorë nga intimidimi i mediave.

Së dyti, solidarizohem me UNICEF dhe organizatat ndërkombëtare që shprehin shqetësimin për dhunën ndaj të miturve që ju e keni vënë re dhe në këtë drejtim të jeni i sigurt që nëse do ketë manifestim tjetër nga presidenti do ketë një dhe vetëm një, dhe do jetë publik dhe do jetë manifestim kundër dhunës dhe për ti dhënë fund dhunës kundër të drejtave të qytetarëve shqiptarë” u shpreh Meta.

Më herët Rama kishte akuzuar Metën se qëndronte pas protestave që kërkonin drejtësi për Klodian Rashën dhe sipas tij, provë e kësaj ishte qëndrimi në heshtje i presidentit.

“Presidenti akoma nuk e ka dënuar dhunën, akoma nuk është kujtuar t’i thotë një fjalë kësaj familje dhe del një orë përpara lajmit se po vjen fundi i botës nga kjo lukuni që ngre gishtin ndaj policisë. Prova janë fjalët e Presidentit të Republikës së bashku me ish-Presidentin që sot e gjithë ditën është krenar që ka vrarë njerëz dhe u tregon shqiptarëve se dhuna është rruga për të ecur përpara. Prova janë ata minorenë që janë manipuluar dhe abuzuar. Dhe patjetër edhe të joshur edhe me para për të marrë rrugët” ka deklaruar Rama më herët.



6 Comments

  1. Nese ata minorene jane te shtyre dhe te paguar (gjithmone sipas Rames), pse duhen mbajtur ne burg? Arrestoni ata qe i kane shtyre te djegin e te prishin. Arrestoni edhe ata qe me 21 janar dogjen e shkaterruan gjithcka si dhe ata qelluan ne turme duke filluar nga kryetari i bashkise se Burrelit per te cilin ka patur akuza nga prokuroria

  2. E jo mo jo, c’ishte kjo deklarate kaq e forte.
    Cdo bej ky mo? E jo mo jo, ke fol gabim.
    Po te vjen hakut i gjati ty. Dhe mire e ben

  3. Ky ka nje ide. Se ka mbas vetes miliona njerez. Ti e shumta o like, ke ca skrapallinj. Nga 70 vjec e lart. 25 prilli po afron. Do duken edhe nr tuaj. Te gjith ata qe jan afer LSI i din mire nr. Ti dhe mona e dini tashme qe s keni as gjysmen e nr qe moret ne 2017.

    1. Deni, dakort, Meta e shoke jane te mbaruar! Po kush duhet ti zevendesoje ata sipas teje, partia kriminale e Ri-vdekjes? Apo di ndonje tjeter? Na e thuaj qe te ndricohemi!

  4. Delirant injorant megalloman.
    Kush te pjerdh ty more djale?!
    Ti je i mbaruar i lodhur e konsumuar. E ke vulosur fatin tend. Mbyll presidencen dhe tek vendi do shkosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *