• |
ide | kryesore

Alarmi/ OBSH: Për festa mbani maskat edhe në shtëpi ose rrezikojmë një valë të tretë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në prag të të bashkimeve familjare për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, OBSH apelon që qytetarët të mbajnë maska edhe në shtëpi. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për një kujdes më të madh pasi “ekziston një rrezik i lartë i një vale të tretë në fillim të vitit 2021 në Evropë”.

“Përkundër një progresi të brishtë, transmetimi i Covid-19 mbetet i përhapur – shpjegon OBSH. “Ne do të duhet të punojmë së bashku nëse duam ta parandalojmë atë”.

Lidhur me masat, OBSH theksoi se “pavarësisht nga vendndodhja, shërbimet fetare duhet të bëhen ndryshe këtë vit. Ato duhet të mbahen jashtë kur është e mundur ose të jenë të kufizuara në pjesëmarrje dhe kohëzgjatje, me hapësirë fizike, ventilim, higjienë të duarve dhe përdorim të maskave”.

Zona Evropiane e OBSH e cila përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë, ka regjistruar mbi 22 milionë raste dhe gati 500 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë. Në 7 ditët e kaluara, janë regjistruar pothuajse 1.7 milionë raste të reja dhe mbi 34 500 vdekje. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *