• |
ide | kryesore

Atentati në Rrëshen/ Shoqërohen disa persona për vrasjen e Anton Kelit

-Instant, Lajme, Të fundit



Disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen. Viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri automatik “skorpjons” dhe tre plumba e kanë prekur në trup në organet jetësore. Pasi është qëlluar viktima ka lëvizur rreth 100 metra dhe ka shkuar dhe kërkuar ndihmë tek një market aty pranë. Kur ka hyrë aty njëri ka plumbat i ka dalë nga trupi dhe gjetur brenda marketit.

Anton Keli nuk rezulton të jetë person me precedent penal. Në zonë janë sekuestruar disa kamera sigurie të cilat po analizohen nga grupi hetimor. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *