• |
ide | kryesore

Dom Gjergj Meta: Rrësheni u përgjak sërish! Sistemi i drejtësisë ende larg atij të një vendi normal europian

Arkiva, Lajme, Të fundit
auto_gjergj-metaaa1460495287.jpg



Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka përcjellë një mesazh të fortë pas vrasjes së Anton Kelit në Mirditë mbrëmjen e kaluar.

Dom Gjergj Meta për këtë vrasje duket tepër i revoltuar, dhe ka bërë thirrje që t’i thuhet mjaft vrasjeve dhe gjykimi t’i lihet vetëm zotit.

Ai thotë se qyteti i Rrëshenit u përgjak sërish, përsëri nga një vrasje tjetër pa autor. Po ashtu ai kritikon tashmë hapur sistemin e drejtësisë sipas të cilit është ende larg atij të një vendi normal europian.

MESAZHI I DOM GJERGJ METËS

MJAFT MË ME VRASJE!

Qyteti jonë, Rrësheni, u përgjak sërish. Prapë një vrasje tjetër pa autor apo me autor në drejtim të paditur. Për fat të keq, na janë bërë të shumta drejtimet e paditura, në një sistem drejtësie ende larg atij të një vendi normal europian.

Janë të tepërta këto pesha që po i ngarkohen shpesh qytetit tonë të vogël, këto kohët e fundit.

Kushdo që merr jetën e një njeriu ta dijë se një ditë do të japë llogari. Mund t’i fshihet drejtësisë së njerëzve, mund të humbasë gjurmët, por nuk i fshihet dot gjykimit të Zotit e as gjykimit të ndërgjegjes së vet.

Nuk kam fjalë tjetër për ata që kanë gisht në këto punë përveçse: Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin. Do të vijë një ditë gjykimi i Zotit, në këtë botë e në tjetrën. Nuk do t’i shpëtojë dot askush atij gjykimi. Sa jeni gjallë keni kohë të silleni kah e mira, kah falja dhe paqja.

Lum ata që duan paqen dhe urrejnë të keqen, sepse do të quhen bijtë e Hyjit.

Mjaft më me vrasje! Mjaft!

+ dom Gjergji



4 Comments

    1. I duhet o kar sepse eshte shqiptar e jeton ne kete vend dhe ka te drejte te “nderhyje ne punet e qeverise”. Jo te gjithe jane kara si puna jote qe jane te kenaqur e e duartrokasin kete qeveri baxhelle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *