• |
ide | kryesore

F1/ Dogji duart në flakët e aksidentit të tmerrshëm, operohet Grosjean: “Jam mirë”

-Instant, Sport



Romain Grosjean është operuar me sukses në dorën e majtë dhe ka dashur ti qetësojë të gjithë me një postim në rrjetet sociale: “Kam fjetur mirë e nuk kam shumë dhimbje, e ndjej vetëm kur dërgoj mesazhe”, ka bërë humor në Instagram tashmë ish-piloti i Haas. Zvicerani i është nënshtruar një ndërhyrje në ligamentet e gishtit të madh, të dëmtuar gjatë aksidentit të frikshëm në Bahrein në 29 nëntor.

Tani Grosjean do të jetë i detyruar të jetojë me një gisht të bllokuar për rreth 1 muaj, ndërsa përsa i përket dorës së djathtë situata është në rrugën e përmirësimit e nuk do të jenë të nevojshme ndërhyrjet kirurgjikale. Si ka shpjeguar vetë piloti, mbetet vetëm hipersensibiliteti që lidhet me djegiet, që duhet të venitet me kohën e pa nevojën e transplantit të lëkurës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *